Daçiq: E papranueshme dhe skandaloze zhvendosja e pllakës përkujtimore në Prishtinë

Ivica Dačić
Burim: Kosovo Online

Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Ivica Daçiq ka vlerësuar sot heqjen dhe zhvendosjen e pllakës përkujtimore të ushtarëve sërbë të rënë gjatë Luftërave Ballkanike dhe Luftës së Parë Botërore në pjesën ushtarake të varrezave ortodokse në Prishtinë, se është hap skandaloz sidomos sepse, siç thekson ai, vjen nga vendet që duhet të respektojnë jashtëzakonisht kontributin e Sërbisë në Luftën e Parë Botërore, raporton RTV.

“Duke marrë parasysh se një vendim i tillë është marrë me sugjerim të ambasadës së Francës dhe Gjermanisë dhe se askush nuk i ka njoftuar sërbët që jetojnë aty apo institucionet sërbe, ky është një akt skandaloz, pa marrë parasysh se egzistojnë disa arsyetime që ata përdorin. Këtu nuk ka politizim të këtij akti, veçse vetë ky akt është një një politizim i turpshëm që është kryer nën presionin e faktorëve politikë shqiptarë në Prishtinë”, tha Daçiq për Tanjug.

Shefi i diplomacisë sërbe theksoi se në Prishtinë dëshirojnë të largojnë, zhvendosin dhe shkatërrojnë çdo gjë që është sërbe, prandaj edhe i shqetësojnë monumentet dhe pllakat përkujtimore që kujtojnë numrin e madh të viktimave sërbe në luftërat ballkanike dhe në Luftën e Parë Botërore.
“Sepse ne Kosovën e mendojmë si pjesë të Sërbisë, ky nuk është objekt i aktiviteteve të Ministrisë së Punëve të Jashtme në kuptimin e ndonjë reagimi, por autoritetet tona shtetërore që merren me çështjet e Kosovës dhe Metohisë, sigurisht që do të marrin të gjitha masat për t'iu vënë në dukje qartë përfaqësuesve të këtyre vendeve papranueshmërinë e një veprimi të tillë”, tha Daçiq.

Pyetjes nëse ky veprim mund të dëmtojë marrëdhëniet me Francën dhe Gjermaninë, Daçiq thotë se nuk duhet folur për të tilla kategori, por që i tillë xhest meriton të dënohet. 

"Madje nëse jemi miqtë më të mirë të mundshëm, nëse një lëvizje është e keqe, ne duhet t’a dënojmë. Në këtë aspekt, sigurisht që dënojmë në termat më të ashpër të tillë xhest", tha ai.

Daçiq ka thënë se duhej të kërkohej mendimi i sërbëve të K&M e jo sikurse tha, të përmbushen kërkesat të largohet nga rrethi i dukshëm i mediave dhe politikanëve shqiptarë në Prishtinë çdo gjë që të kujton Sërbinë.