Selmani: Punonjësit e shëndetësisë kanë vite që po largohen nga Kosova për shkak të pagave të ulëta

Džemajlj Seljmani
Burim: Kosovo Online

Kryetari i Shoqatës së Sindikatave të Shëndetësisë, Xhemajl Selmani, paralajmëron se largimi i fuqisë punëtore nga Kosova nga sektori i shëndetësisë ka vite që është i dukshëm dhe se liberalizimi i vizave e ka lehtësuar edhe më shumë këtë trend.

“Punonjësit e mjekësisë kanë vite që po largohen nga Kosova dhe ne kemi deficit sa i përket fuqisë punëtore mjekësore. Mendoj se qeveria duhet të merret me atë problem”, tha Selmani për Kosovo online.

Javën e kaluar është mbajtur një protestë e punëtorëve mjekësorë para Qendrës Spitalore Klinike në Prishtinë.

Është kërkuar pagesa e shtesave të tregut për punëtorët shëndetësorë në sistemin publik shëndetësor dhe përfshirja në Ligjin për paga, pagesa e punës në fundjavë dhe gjatë pushimeve, pagesa e rreziqeve dhe pagesa e orëve jashtë orarit.

Selmani pohon se çelësi i largimit të punëtorëve nga shëndetësia qëndron pikërisht në pagat e ulëta dhe problemet e pazgjidhura të punës.

“Pagat janë të pamjaftueshme për të përballuar jetesën. Prandaj protestuam. Kërkesat tona janë që të rriten pagat për të gjithë punëtorët shëndetësorë, duke filluar nga mjekët, infermierët, pastruesit dhe stafi teknik”, tha Selmani.

Sipas të dhënave të Dhomës së Mjekësisë, vetëm gjatë muajit të parë të këtij viti, 20 mjekë kanë kërkuar dokumentacionin e nevojshëm për të vazhduar punën në një nga vendet perëndimore.

Seljmani thotë se problem është dalja e punëtorëve në të gjitha kategoritë e të punësuarve në shëndetësi dhe se kolegët e tij më së shumti shkojnë në Gjermani, Zvicër, Francë dhe Suedi.

“Qeveria nuk i dëgjon problemet e punonjësve të mjekësisë. E pasivezoi organizatën sindikale”, përfundon Selmani.