Senator Kris Marfi: Aksionet e Kurtit rrezikojnë trupat amerikane dhe forcat e tjera të NATO-s
Senatori amerikan Kris Marfi ka thënë sot se vendimet e kryeministrit kosovar Albin Kurti në veri të Kosovës në 30 ditët e fundit po çojnë trupat amerikane dhe ato të NATO-s në rrezik të panevojshëm, raporton Reporteri.
Marfi në një intervistë në Këshillin Antlantik ka thënë se nuk do t'i sjellë asnjë të mirë Kosovës, rreth çështjes së financimit ndërkombëtar.
“Kur Kurti të vendosë për të organizuar zgjedhje në veri të Kosovës, kishte kuptim që kryekomunarët të betoheshin, por thjesht nuk besoj se është dashur të nxitet kryekomunari i caktuar që të ketë akses në godinën komunale, në aksion në të cilën qeveria në Prishtinë e dinte se do të nxitej reaksion i cili në fund do të shndërrohej në dhunë. Mendoj se vendimet në Prishtinë tani rrezikojnë në mënyrë të panevojshme forcat e NATO. Kjo është diçka që Kongresi nuk do të jetë kurrë i interesuar të financojë-trupat amerikane, trupat e NATO po vihen në rrezik të panevojshëm“ tha Marfi.
Ky i fundit shprehu pakënaqësinë për faktin se Kosova dhe Sërbia kanë bërë regres në rrugën e normalizimit të marrëdhënieve, pas ngjarjeve të fundit në komunat veriore të Kosovës.
"Vurëm re mjaft përparim dhe premtime me Marrëveshjen e Ohrit, e cila synon të përcaktojë rrugën që Sërbia dhe Kosova mund të ndjekin për të arritur normalizimin. Tani jemi larg kësaj rruge dhe kjo është edhe për SHBA dhe Europën. Qytetarët e të dy vendeve kërkojnë që t'i kthehemi planit, t'i kthehemi lëshimeve të cilat këtu janë të nevojshme-që Kosova të krijojë Bashkësinë dhe Sërbia të mos e pengojë Kosovën nga njohja ndërkombëtare. Duhet të jemi në gjendje të kthehemi në rrugën e duhur” tha Marfi.
Sipas tij është mirë për Kosovën dhe qytetarët që të kenë marrëdhënie të mira me Sërbinë sepse vetëm kështu Prishtina mund të bëhet pjesë e NATO-s dhe BE.
"Mendoj se është mjaft e rëndësishme që Kurti të ndërmarrë vendime të vështira të arrijë paqen dhe të vihet në lëvizje drejt rrugës për normalizim me Sërbinë. Kjo është mirë për popullin e tij, mirë është që Kosova të ketë marrëdhënie normale me Sërbinë. Mirë është që Kosova mundet që me mirëbesim të aplikojë për anëtarësi dhe në NATO ashtu dhe në BE sepse nuk mundet që kjo të ndodhë nëse vazhdon të ketë të tilla marrëdhënie kaq të ndara me Sërbinë" ka thënë Marfi.
Ky i fundit shtoi se mesazhi i tij është i thjeshtë:
“Zgjedhësit e mi nuk do të jenë aq të gatshëm të dërgojnë të holla në rajon nëse nuk shohin liderët duke ndërmarrë hapa të arsyeshëm të nevojshëm për të ruajtur paqen”.
0 komentet