Vuçiq senatorëve amerikanë: Arrestimi i Millenkoviqit provokim, Kurti do luftë në zemër të Europës

Aleksandar Vučić i senatori Kris Marfi i Gari Piters
Burim: Instagram

Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq ka biseduar sot në telefon me tre senatorë amerikanë-Кris Marfin, Xhin Shahin dhe Pit Rikets rreth situatës në veri të Kosovës.

Vuçiq u tha senatorëve amerikanë qartë dhe pa mëdyshje se arrestimi i sotëm i Millun Millenkoviqit është provokim dhe krim i Albin Kurtit, me të cilin po tenton të shkaktojë luftë në zemër të Europës.

Gjithashtu, Vuçiq ka theksuar se Sërbia po bën gjithçka që është e mundur për të ruajtur paqen, por populli sërb në K&M është i ekspozuar ndaj torturave dhe persekutimeve më të rënda në 15 vitet e fundit, njoftoi shërbimi për shtyp i Presidentit të Republikës.

Senatorët Marfi, Shahin dhe Rikets i thanë presidentit Vuçiq se prej Sërbisë kërkohet vetëpërmbajtje dhe thirrje për paqe sepse kjo është në interesin më të mirë të të gjithëve në Ballkanin Perëndimor.