Sentiq: I papranueshëm targetimi i mediave dhe gazetarëve, pa përjashtim

Srđan Sentić
Burim: Kosovo Online

Ndihmës Avokati i Popullit të Kosovës Sërgjan Sentiq ka reaguar ndaj targetimit të redaksisë së Kosovo onlajn nga ana e analistit Drizan Shala i cili në rrjetin social Fejsbuk, portalin tonë e ka përshkruar si “strukturë proksi” dhe “dorë të zgjatur të Beogradit”.

Sentiq ka thënë se targetimi i mediave dhe gazetarëve, pavarësisht se nga vijnë, është i papranueshëm në shoqërinë demokratike, duke u shprehur se praktika të tilla cënojnë direkt lirinë e shprehjes dhe të drejtën e qytetarëve për informim.

“Targetimi i mediave dhe gazetarëve është i papranueshëm, pa përjashtim. Ardhur qoftë nga individët apo grupe të organizuara, asnjë sulm që inkurajon gjuhën e urrejtjes apo kriminalizimin e punës së gazetarëve, nuk mund të tolerohet”, ka thënë Sentiq.

Ai theksoi se sjellje të tilla nuk paraqesin vetëm kërcënim të sigurisë dhe integritetit të gazetarëve, por dhe të drejtat fondamentale të të gjithë qytetarëve.

“Roli i mediave në shoqëri është që të raportojnë, të shikojnë me kriticizëm zhvillimet dhe përcjellin informacion që kanë domethënie publike. Kur redaksitë e gazetarëve etiketohen si ‘armiqësore’ vetëm se përcjellin ndonjë deklaratë, ky është sulm serioz ndaj lirisë së shprehjes dhe vetëm thelb i rendit demokratik”, paralajmëroi Sentiq.