Shoqëria e gazetarëve të K&M: Dëshirojmë të vërtetën rreth fatit të kolegëve të zhdukur dhe autorët të dënohen
Shoqëria e gazetareve të Kosovës e Metohisë (DNKiM) ka organizuar sot forumin në qendrën kulturore private Akuarius në Mitrovicën e Veriut me rastin e ditës ndërkombëtare të luftës kundër krimeve të pandëshkuara ndaj gazetarëve në të cilën është thënë se gazetarët presin zbulimin e kolegëve të zhdukur gjatë konfliktit në Kosovë si dhe përgjegjësit për zhdukjen e tyre “të ndëshkohen".
Kryetarja e SHGKM Ivana Vanovac në deklaratën për Kosovo onlajn shprehet për faktin e zhdukjes së 17 gazetarëve të cilët ende nuk janë gjendur dhe që rreth fatit të tyre dhe sot askush nuk di gjë.
"E tmerrshme. Nuk e di se si dikush prej nesh del në terren nëse një pjesë e ndërgjegjes sonë mbart këtë informacion. Ne kemi 17 kolegë për të cilët edhe sot, 25 vjet më vonë, nuk dimë asgjë dhe dikush që është përgjegjës të dijë se ku janë ata, çfarë ndodhi me ta dhe kush është përgjegjës për këtë që ka vlerësuar se nuk ka prova dhe mbyll hetimet. Detyra jonë, jo vetëm në ditët kur mblidhemi për të përkujtuar ndonjë ngjarje, është të alarmojmë vazhdimisht publikun se është e rëndësishme të gjejmë të zhdukurit sepse sa herë që mbyllim sytë para zhdukjes dhe vuajtjes së dikujt, ne besojmë se gjithçka është shumë mirë, korrekte dhe legjitime. Ndaj është e rëndësishme të kujtojmë sot 17 kolegët tanë dhe u bëjmë thirrje të gjitha autoriteteve, gjyqësore dhe kompetente, që jo vetëm të merren me të, por të vënë të gjitha forcat dhe gjithçka që kanë në dispozicion në atë anë për të gjetur kolegët tanë, për të gjetur autorët dhe urdhëruesit dhe më në fund të kemi kënaqësinë e drejtësisë”, tha Vanovac.
Në forum u prezantuan shembuj të shumtë të punës së rënduar të gazetarëve të terrenit dhe rreziqeve me të cilat ekspozohen ata gjatë kryerjes së punës së tyre.
Drejtoresha e Radios së Mitrovicës së Kosovës, Maja Fiqoviq, e cila prezantoi hulumtimin e saj për sigurinë e gazetarëve në forum, thekson se gazetarët kanë shprehur mosbesim në sistemin e sigurisë së Kosovës dhe se për këtë arsye ata nuk i raportojnë sulmet ndaj tyre tek institucionet kompetente.
Fiqoviq thotë se është i rëndësishëm edhe edukimi i qytetarëve dhe sistemit në mënyrë që trendi i rritjes së sulmeve ndaj gazetarëve të mos vazhdojë.
“Të rëndësishme janë të dyja. Nëse qytetarët janë mjaft të edukuar, atëherë nuk do të shkohet deri tek sulmet e atëherë sistemi gjyqësor dhe prokuroria nuk do të kenë punë në këtë kuptim. Nuk mundemi të mbështetemi vetëm tek kjo. Nëse shkohet tek sulmet mbi gazetarët dhe trendi i sulmeve ndaj tyre është në rritje në mbarë botën, atëherë sistemi i drejtësisë duhet të jetë efikas. Në hulumtimin që bëra këtë verë, u dëshmua se gazetarët nuk i besojnë sistemit të sigurisë në Kosovë, se nuk denoncojnë sulme, as verbale as fizike, duke besuar këto procese zgjasin shumë, se janë sfilitëse dhe nuk do të ketë rezultate. E rëndësishme është të punohet në edukimin e qytetarëve që t’a dinë se gazetarët bëjnë punën e tyre dhe që gazetarët të mos i perceptojnë si armiq, sepse nuk ka nevojë për këtë. Që të ndodhë kjo, na duhet të gjithë të çojmë zërin dhe gazetarët dhe organizatat e shoqërisë civile dhe politikanë që të gjithë duhet të punojmë për këtë, sepse ne kemi armën më të fortë në duart tona, ne kemi media dhe ne duhet t’a bëjmë përditë”, ka përmbyllur Fiqoviq.
Redaktorja e radios Kontakt plus Daniela Tomasheviq ka reflektuar për profesionalizmin në punën e treguar nga gazetarët e redaksive sërbe në terren në momente delikate dhe të ndjeshme, dhe posaçërisht theksoi se puna e gazetarit është sa interesante aq edhe e përgjegjshme, e veçanërisht delikate.
Pyetjes se si do t’a përshkruante punën e gazetarëve në kushtet në të cilat punojnë në veri të Kosovës, Tomasheviq thekson se ndonjëherë gazetarët nuk janë as të vetëdijshëm për situatën në të cilën ndodhen gjatë kryerjes së punës së tyre dhe vetëm më vonë e kuptojnë se sa potencialisht të kërcënuar kanë qenë.
“Punën time do ta përshkruaja si inspiruese, njoh njerëz të rinj, mësoj diçka të re. Kur ka situata krize, ndërkohë që kriza zgjat, as që jam në dijeni sesa e pasigurt jam, vetëm pasi të ketë kaluar periudhë e caktuar kuptoj se në çfarë situate u gjenda. Vetëm kur të ketë mbaruar e kuptoj se gjithçka mund të kishte ndodhur. Megjithatë, edhe pas kësaj nuk dorëzohem, nuk më pengon të bëj punën time me ndërgjegje duke qenë sa më konkrete në raportim, duke mos rendur për sensacionit dhe të verifikoj informacionin sa nga zyrtarja, sa nga terreni, e kështu mundohem që në kohën e duhur të informoj publikun rreth asaj çfarë po ndodh momentalisht në veri të Kosovës, pasi më duket se i gjithë fokusi është në veriun e Kosovës, ku kemi pasur këto situata krize. Mund të them se puna është stresuese, por në të njëjtën kohë e bukur”, ka përfunduar Tomasheviq.
0 komentet