SHGS: Osmani të ndalë diskriminimin e gazetarëve dhe qytetarëve që informohen përmes mediave në sërbisht

Novinari
Burim: Kosovo Online

Shoqata e Gazetarëve të Sërbisë (UNS) me degën e saj të Shoqatës së Gazetarëve të Kosovës e Metohisë (DNKiM) proteston për atë çka ekipi i gazetarëve të Qendrës Mediale të Çagllavicës sot nuk u lejua të ndjekë takimin dhe konferencën për gazetarët e presidentes së Kosovës Vjosa Osmani dhe ndihmës sekretarit të Byrosë për luftën kundër narkotikëve dhe punët e zbatimit të ligjit në SHBA Tod Robinson.

Zyrtari nga kabineti i Vjosa Osmanit në hyrje të presidencës pa patur dëshirë të dëgjojë gazetaren dhe operatorin e Qendrës Mediale të Çagllavicës Sanja Gjokiq dhe Nebojsha Gjokiq, përsëriste në shqip “akreditimi, akreditimi” dhe u tregonte gishtin që të largoheshin nga ndërtesa çka dhe e bërën.

Qendra Mediale përmes ndihmës së përkthyesit më vonë erdhi në konkluzionin se zyrtari i presidentes së Kosovës me shumë mundësi prej gazetares dhe operatorit të Qendrës Mediale kërkonte akreditim për ndjekjen e punës së presidentes së Kosovës.

Nga Qendra Mediale e Çagllavicës thonë se atyre çdo herë kur tentojnë të marrin akreditimin në presidencën e Kosovës, marrin përgjigje se zyrtari që i jep ato nuk është prezent. Për rjedhojë sikurse sqarohet prej Qendrës Mediale të Çagllavicës, gazetarja dhe operatori sot nuk kanë patur akreditim.

“Në vitin e fundit shumë herë kemi tentuar të tërheqim akreditimin tonë dyvjeçar për të cilën kemi dorrëzuar kërkesë në fillim të vitit 2023, ndërsa hera e fundit tentuam të bëjmë mëngjesin e sotëm rreth orës 9 por ashtu sikurse dhe shumë herë na është thënë se zyrtari që jep akreditimet nuk është aty dhe nuk mundemi t’i marrim”, thuhet prej Qendrës Mediale të Çagllavicës.

Drejtori i Qendrës Mediale të Çagllavicës Budimir Niçiq beson se bëhet fjalë jo vetëm për diskriminimin e mediave sërbe, por është e dukshme dhe fuqia abuzuese e zyrtarit të presidencës së Kosovës.

“Si është e mundur se kur gazetarët sërbë duhet të tërheqin akreditimet zyrtari që merret me to ose nuk është aty ose është i zënë dhe kjo po vazhdon prej më shumë se një viti? Pra bëhet fjalë për fuqinë abuzuese të zyrtarit në presidencën e Kosovës çka është e papranueshme dhe çka paraqet shkeljen jo vetëm të të drejtës së gazetarëve por edhe të qytetarëve tanë që të informohen” tha ai.

Niçiq shton se sjellje e tillë cënon vlerat demokratike dhe integritetin e presidencës si institucion.

“Pres prej presidentes Osmani që të tilla abuzime të zyrtarëve të sanksionohen e me këtë rast të përcillet mesazhi se duhet të respektohen principet e barazisë dhe ligjit” ka thënë Niçiq.

Qendra Mediale e Çagllavicës me këtë rast i është drejtuar Avokatit të Popullit të Kosovës dhe komisionerit për gjuhët në Kosovë.

SHGS dhe SHGK&M kujtojnë se gazetarët e redaksive sërbe të njëjtin problem kanë patur para një jave ku nuk u lejuan të ndiqnin takimin e Vjosa Osmanit dhe zëvendës ndihmësin e sekretrit të shtetit të SHBA për Ballkanin Perëndimor Gabriel Eskobar.

SHGS dhe SHGK&M theksojnë se pamundësia dhe kufizimi i punës së gazetarit shkel të drejtën për informim e cila është e garantuar me rregulloret vendore dhe konventave ndërkombëtare.