Sërbët e Lleposaviqit dhe Mitrovicës së Veriut rrugëtojnë me këmbë për Beograd në Mitingun e unitetit

Građani Leposavića i Severne Mitrovice krenuli peške za Beograd na miting podrške Vučiću
Burim: Kosovo Online

Grupe sërbësh nga Kosova ku 23 prej tyre, prej mëngjesit të sotëm janë nisur me këmbë prej kishës së Shënjt Vasil Ostroshkit në Lleposaviq në drejtim të Beogradit për të marrë pjesë në mitingun e unitetit që do të mbahet më 26 maj thirrur prej presidentit të Sërbisë Aleksandar Vuçiq.

Sërbët e Mitrovicës së Veriut dhe Lleposaviqit mbajnë në duar flamuj të Sërbisë, fanella në të cilat shkruhet "Për Sërbinë, për Vuçiqin, sërbët e Kosovës e Metohisë" dhe parrulla me të njëjtin tekst.

Rreth orës 10:30 ata kanë kaluar Jarinjën dhe prej këtej janë shprehur se po ecin në rrugën për egzistencën e popullit sërb të Kosovës.

"Sot është hera e dytë që po shkojmë me këmbë drejt Beogradit për të mbështetur presidentin Vuçiq dhe përpjekjet e tij për të mbrojtur Sërbinë. Ky është veçse një gjest i vogël për ne 12 personat nga Lleposaviqi dhe 11 të tjerë prej Mitrovicës. Rruga është e gjatë, djemve do të doja t’i uroja shumë shëndet dhe të arrijmë aty për nëntë ditë në mitingun mbështetës ndaj presidentit Aleksandar Vuçiq" ka thënë Dejan Marjanoviq nga Lleposaviqi një prej pjesmarrësve të këtij rrugëtimi.

Bashkërrugëtuesi i tij Tomisllav Kostiq nga Mitrovica shton se shpreson që në Beograd të shkojë në kohë dhe në formë të mirë.

"Jemi mbledhur për t’i dhënë mbështetje Aleksandar Vuçiqit në mitingun e 26 majit. Shpresojmë se do të kalojmë të gjitha pengesat dhe do t’a përballojmë tubimin shëndoshë e mirë. U nisëm në këmbë për të falënderuar edhe për mbijetesën e popullit sërb në Kosovë e Metohi” thotë Kostiq.

Përfaqësuesit e komunës së Lleposaviqit dhe Mitrovicës së Veriut, janë mbledhur para vendkalimit Jarinje duke u bashkuar me ta.

Deri më kryeqytetin e Sërbisë ata do të rrugëtojnë me këmbë përmes Rashkës, Ushqes, Kraljevës, Mërçajevcës, Preljinës, Ligut dhe Stepojevacit.