Vuçiq: Zgjedhjet më së voni në shtator, do ta informoj popullin në tubim i madh më 26 maj

Aleksandar Vučić
Burim: Kosovo Online

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se zgjedhjet në Serbi do të mbahen më së voni në shtator dhe se për këtë do t'i informojë qytetarët më 26 maj, siç thotë ai, në një tubim të madh të organizuar nga Partia Progresive Serbe.

Vuçiq, pas prezantimit të armëve të dorëzuara në Smederevo, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me kërkesën e opozitës që Ministri i Brendshëm Bratislav Gashiq të japë dorëheqjen pas dy tragjedive që ndodhën në Serbi në fillim të majit, tha se nuk u shkon mendja të zëvendësojnë Gashiqin sepse puna e tij funksionon shkëlqyeshëm, por që opozitës “mund t'ua plotësojmë dëshirat edhe më shumë” duke e zëvendësuar të gjithë Qeverinë.

“Nuk është problem nëse jeni pro zgjedhjeve, më 26 maj do të informoj popullin, do shkojmë në zgjedhje. Kjo do të thotë që ne më së voni në shtator do të shkojmë në zgjedhje. Por ju nuk do të zgjidhni cilat zgjedhje sepse ky nuk është shatërvan dëshirash dhe shteti nuk është lodër, e për çdo gjë tjetër nëse doni të flisni për reality show dhe Organi rregullator për mediat elektronike, për gjithçka tjetër, jemi gati”, tha Vuçiq duke iu drejtuar liderëve të opozitës.


Ai po ashtu shtoi se pas disa ditësh nuk do të jetë më kryetar i partisë dhe se në tubimin e 26 majit do të flasë se si e sheh Serbinë në 10 vitet e ardhshme, dhe siç thotë, ai do të jetë në krye e shtetit dhe pastaj njerëz të tjerë.

Duke thënë se për zgjedhjet që do të mbahen nuk po flet si kryetar i partisë, por si kryetar i shtetit, Vuçiq tha se dikush duhet të mësojë se ku mund dhe ku nuk mund të hyjë politika.

"Mund t'ua plotësojmë dëshirat edhe më shumë, të zëvendësojmë të gjithë qeverinë dhe të shkojmë menjëherë në zgjedhje. Dhe për këtë ju duhet të prisni vetëm 26 majin dhe asgjë më shumë. Askush këtu nuk ruan karriget e askujt dhe këtë do ta shihni shumë qartë. Dëshironi të flisni për reality show dhe Organi rregullator për mediat elektronike? Është e mundur, por ata nuk dëshirojnë të flasin”, tha Vuçiq.