Sërish digjet shtëpia e të kthyerit Ranko Janaçkoviqit në Fshatin e Ri të Magjunit afër Vuçiternës

Zapaljena povratnička kuća porodice Janačković
Burim: Kancelarija za KiM

Në Fshatin e Ri të Magjunit afër Vuçiternës sërish është djegur shtëpia e të kthyerit Ranko Janaçkoviqit bëhet e ditur nga Zyra për Kosovë e Metohi e cila i përcolli kërkesë bashkësisë ndërkombëtare që të ofrojë siguri familjes Janaçkoviq dhe ku duhet të kuptojë seriozisht vështirësitë me të cilat ndeshen familjet sërbe në Kosovë.

"Ky fshat sërb u dogj plotësisht në vitin 1999 dhe prej këtej të gjithë sërbët u dëbuan. Familja Janaçkoviq e cila u shpërngul në Prilluzhje, arriti që në pronën e të parëve të merrte shtëpi, por asaj i’u vu zjarri për herë të dytë fill pas ndërtimit. Zjarri i djeshëm ishte i treti që i vihet kësaj familjeje të ndershme e cila nuk dëshiron t’ua shesë pasurinë shqiptarëve, i digjet shtëpia, së cilës kërkonin të ktheheshin”, thuhet në deklaratë.

Prej Zyrës thuhet se pas këtij incidenti qëndron synimi për dëbimin e familjes Janaçkoviq nga vendlindja.

“Nuk ka dyshim se pas këtij akti barbar dhe të jocivilizues, qëndron synimi i ekstremistëve që përmes zjarrit dhe dhunës të përzënë Janaçkoviqët prej vendlindjes së tyre të cilin nuk dëshirojnë t’a tjetërsojnë, por përkundrazi, si familje pritëse. duan të punojnë, të ndërtojnë dhe të jetojnë në tokën e tyre, të cilën edhe sot e kultivojnë dhe e bëjnë jetesën prej saj” thuhet nga Zyra për K&M.

Zyra për Kosovë dhe Metohi dhe kryetari i Autoritetit të Përkohshëm janë në kontakt me familjen Janaçkoviq, e cila ka shtatë anëtarë dhe në marrëveshje me ta për t'i ndihmuar që të “qëndrojnë në këmbë”.

U përcoll kërkesa komunitetit ndërkombëtar që të garantojnë sigurinë e familjes Janaçkoviq dhe për t'i marrë seriozisht vështirësitë me të cilat përballen familjet sërbe në Kosovë.

“Gjithashtu, kemi kërkuar prej bashkësisë ndërkombëtare që të garantojë sigurinë e familjes Janaçkoviq dhe që sulmi ndaj tyre të mos jetë thjesht një pikë në raportet e tyre, por të marrin me seriozitet të gjithë ankthin dhe vështirësitë, por edhe të tjera, mbi të gjitha, familjet e kthyera sërbe, duhet të përballen edhe me angazhimet konkrete për të siguruar mbijetesën e tyre”, thuhet prej Zyrës.

Kjo e fundit kujton se në fillim të korrikut, u dogj edhe shtëpia e të kthyerit Svetisllav Joziq në fshatin Veriçe të komunës së Istogut, gjë që siç theksojnë, flet për sulm të planifikuar dhe sistematik të ekstremistëve shqiptarë ndaj të kthyerve sërbë. të cilët janë edhe sot kategoria më e ndjeshme, më e kërcënuar dhe më e cënueshme.