Radomir Janaçkoviq: Ne nuk pranuam ta shisnim shtëpinë para se të digjej sërish, policët qeshën me ne
Radomir Janaçkoviq, të cilit i është djegur shtëpia e të kthyerit në Novosellë Maxhunsko afër Vuçitrnit, ka thënë për Kosovo online se derisa po shikonin se shtëpia e tyre digjej sërish, policët shqiptarë që ishin në vendngjarje qeshën me ta.
Radomiri jeton në Priluzhje me familjen e tij prej katër anëtarësh. Gjithashtu babai me gruan dhe djalin tjetër prej 23 vitesh jetojnë si qiramarrës pasi nuk kanë kushtet për të jetuar në fshatin e tyre.
Shtëpia e familjes Janaçkoviq tani është djegur për herë të tretë, ndërsa më parë është grabitur.
“Para një muaji erdhën shqiptarët për të blerë parcelën, por babai im nuk donte ta pranonte, ne nuk kemi frikë nga askush dhe nuk duam ta shesim, por e shihni që pas një muaji na kërkuan ta shesim, shtëpia është djegur. Jo nuk e dime me saktesi kush nuk mund te gjykojme por kjo eshte shume shqetesuese. Demet janë të medha,gjithcka është djegur vetem muret kane mbetur.Nuk kishte mobilje brenda shtepise se çdo gje është vjedhur.Shtëpia është shkatërruar fare. Rreth nesh ka pasur katër shtëpi serbe, edhe ajo pak që ka mbetur prej nesh i shqetëson", thotë me ankth Janaçkoviq.
Ai shton se policia i ka njoftuar për atë se shtëpia është djegur.
“Një kojshi që jetonte afër nesh ka lanë sanë, na thirri policia, kishim çfarë të shihnim, shtëpia u dogj, derisa ne po shikonim të gjitha këto, policët qeshën me ne, ata nuk donin të flisnin serbisht ,por babi di pak shqip. Babai im është i moshuar ka diabet, i është prere një pjese e kembes,te perjetosh nje gje te tille per here te trete është e tepruar.Nuk e di kujt i intereson çatia kur cdo gje tashmë është hequr, nëse dikush ka nevojë për një çati, le ta heqë, e jo ta ndezë, që të na thërrasin të shikojmë shtëpinë tonë të djegur”, shpjegon Janaçkoviq.
Ai thotë se gjatë gjithë jetës së tyre kanë kaluar shumë vështirësi, por se tokën nuk do t'ia japin askujt dhe se do të qëndrojnë në Kosovë.
Ai shton se nuk pret që të gjenden autorët.
"Gjithçka që po ndodh është e vështirë. E gjithë kjo është shumë e vështirë," tha Janaçkoviç.
0 komentet