Shahini: Duhet pritur vitin e ardhshëm për një përparim në dialog
Kryetari i Aleancës së Biznesit të Kosovës, Agim Shahini, theksoi se për përparim në dialog do të duhet të pritet vitin e ardhshëm, si dhe qeverinë e re në Kosovë dhe administratën amerikane, duke theksuar se i dërguari i BE-së për dialogun Mirosllav Lajçak e ka kryer punën e tij në mënyrë profesionale, por nuk ka arritur të ndikojë në opinionin e liderëve serbë dhe të Kosovës.
Shahini theksoi se edhe ky vit për dialogun ka qenë më shumë "i humbur" sesa që është bërë diçka konkrete në këtë proces.
"Dialogu ka shkuar bosh, dhe si Prishtina, ashtu edhe Beogradi ende nuk e kuptojnë se të gjitha problemet mes dy vendeve mund të zgjidhen përmes dialogut. Po presim vitin e ardhshëm, kur do të kemi një qeveri të re në Kosovë dhe një president të ri në SHBA, që të niset ajo pikë dhe dialogu të përfundojë një herë e përgjithmonë," tha Shahini.
Sipas tij, pas largimit të Lajçakut, ai që merr përsipër ndërmjetësimin e dialogut do ta ketë më të lehtë përpara, duke pasur parasysh se administrata e mëparshme e Brukselit bëri të pamundurën për të treguar se është i nevojshëm përfundimi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Zoti Lajcak është një misionar ndërkombëtar, i cili e bëri punën e tij në mënyrë profesionale. Megjithatë, përpjekjet e tij nuk mundën ta ndryshojnë mendimin e Kurtit dhe Vuçiqit. Sigurisht që do të jetë më e lehtë për të dërguarin e ri, sepse Lajçaku dhe Boreli dhe të gjithë të tjerët bënë përparim, në kuptimin që e kuptuan se prioriteti i BE-së dhe SHBA-së është përfundimi i dialogut”, përfundoi Shahini.
komentet