Shahini: Vetëvendosja nuk ka një sukses që qytetarët ta mbajnë mend

Šahini
Burim: Kosovo Online

Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit fitoi zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit 2021 me më shumë se 50 për qind të votuesve dhe tre vjet pas atij triumfi, kryetari i Aleancës së Biznesit të Kosovës, Agim Shahini, thotë se Vetëvendosja është partia që qytetarët besonin se do të sillte ndryshime të mëdha në fushën e ekonomisë, drejtësisë, në luftën kundër korrupsionit, por kjo nuk ndodhi.

Askush, shton ai, nuk priste që do të kishte rënie të ekonomisë, dhe këtë e ilustroin të dhënat sipas të cilave eksportet e Kosovës në vitin 2023 ishin mbi 100 milionë euro më të ulëta se një vit më parë.

“Ne kemi pasur një rënie të ekonomisë që nga viti 2021, kur rritja ishte rreth 10.7 dhe tani është rreth 3.5 për qind. Kemi rënien më të madhe që nga pavarësia e Kosovës. Për tre vjet asnjë shtet nuk e ka njohur Kosovën dhe për tre vjet Kosova nuk i është bashkuar asnjë mekanizmi të bashkësisë ndërkombëtare, e gjitha kjo për shkak të politikës së keqe të kësaj qeverie dhe partie ndaj bashkësisë ndërkombëtare”, thotë Shahini për Kosovo online.

Ai thekson se Vetëvendosja pas fitores zgjedhore e vendosi dialogun me Serbinë si pikën e shtatë apo të tetë të prioriteteve të saj dhe se tani në fakt po merret vetëm me atë dialog e jo me premtimet e bëra.

“Marrëdhëniet më të ftohta i kemi me Shqipërinë, të njëjtat me maqedonasit dhe malazezët, e kam parasysh qeverinë dhe jo popullin. Nuk po shohim se po ecim përpara as me Serbinë, sepse duhet zgjidhur problemi i Kosovës dhe i Serbisë. Kemi pasur disa marrëveshje që as Kosova e as Serbia nuk i zbaton. Për shkak të kësaj, qytetarët shikojnë njëri-tjetrin me gjakftohtësi aty-këtu dhe politikanët kanë qëllimin e tyre për të qëndruar sa më gjatë në pushtet. Problemi ndërmjet Serbisë dhe Kosovës duhet të zgjidhet një herë e përgjithmonë dhe kjo mund të bëhet vetëm me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare, ne nuk mund ta bëjmë të vetëm”, thotë Shahini.

Ai po ashtu beson se Qeveria e Vetëvendosjes nuk ka ndonjë sukses që do ta kujtojë populli dhe kujton se për shkak të një vendimi politik, në Kosovë ka kohë që nuk ka mallra serbe dhe se janë nën sanksione për muaji i gjashtë. Liberalizimin e vizave ai e thekson si një gjë pozitive, por nuk e sheh si sukses të kësaj qeverie.

Se si do të ecë partia e Kurtit në zgjedhjet e ardhshme, duke pasur parasysh të gjitha këto, ai thekson se nëse shihet logjikisht, mbështetja për Vetëvendosjen në zgjedhje me siguri do të ulet sepse nuk ka pasur sukses gjatë tri viteve.

"Nëse shikojmë atë që është premtuar dhe nëse shumë gjëra do të premtohen përsëri dhe njerëzit besojnë në të, atëherë nuk është faji i tyre, por i njerëzve që besojnë. Mendoj se sigurisht që do të ketë disa parti në qeverinë e ardhshme, nuk do të jetë vetëm një, dhe sigurisht që do të jetë më mirë për çdo qytetar të Kosovës dhe se problemi i Kosovës dhe i Serbisë do të zgjidhet njëherë e përgjithmonë”, vlerëson Şhahini.

Duke folur për mënyrën se si po shkon dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës që prej ardhjes në pushtet të Vetëvendosjes, ai thotë se ka pasur disa marrëveshje të nënshkruara, apo premtime se diçka do të bëhet, siç ishte viti i kaluar në Bruksel apo Ohër, por që të dyja palët e këto shohin " ftohtë".

“Dialogu është në ngërç. Kosova për herë të parë po jeton nën sanksionet e BE-së dhe shoh se po përgatiten disa masa edhe ndaj Serbisë. Ne jemi vende të vogla në Ballkan kundër fuqive të mëdha BE-së dhe SHBA-së. Duhet t'i dëgjojmë, sepse nuk po punojnë kundër nesh, po shikojnë si ta hapin Ballkanin dhe jo ta mbyllin”, beson Shahini.