Shajn: Bashkësponsorizimi i rezolutës do të ndikojë në raportet mes Sërbisë dhe Maqedonisë së Veriut, udhëheqësia dhe populli qëndrim të kundërt

Željko Šajn o kosponzorstvu rezolucije o Srebrenici
Burim: Kosovo Online

Korrenspodenti i Politikës nga Shkupi Zhelko Shajn beson se vendimi i Maqedonisë së Veriut për të qenë bashkësponsor për rezolutën e Srebrenicës, nuk mund të kalojë pa pasoja të caktuara me Sërbinë duke shtuar se ky është qëndrim i udhëheqësisë maqedone dhe jo i popullit.

 

"Në çdo rast nuk mundemi të mendojmë se kjo do të kalojë pa tensione dhe pasoja të caktuara", ka thënë Shajn për Kosovo onlajn.

Ai shton se nuk mund të anashkalohen raportet historike të dy popujve, si dhe lidhjet farefisnore që egzistojnë.

“Nuk mund të përjashtohen këto marrëdhënie mes Sërbisë dhe Maqedonisë. Kjo nuk mund të lëkundet, sidomos pas autoqefalisë së Kishës Ortodokse Maqedonase nga Kisha Ortodokse Sërbe, ku popujt janë afruar shumë dhe ai raport vëllazëror është ngritur në një shkallë shumë të lartë. Kjo është shumë e vështirë të lëkundet”, vlerëson Shajn.

Për këtë çështje, thekson se raportet brenda popullit ortodoks sërb e maqedonas ku rezoluta synon të imponojë një qëndrim specifik negativ ndaj mbarë popullit sërb, madje edhe atyre që qëndrojnë pranë popullit sërb.

Përmendi se ka pyetur ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut dhe kandidatin për kryetar të koalicionit të mbledhur rreth BDI Bujar Osmani, se çfarë priste me një qëndrim të tillë dhe si do të reflektohej në hapësirën ballkanike, pasi nga njëra anë është situata ukrainase dhe nga ana tjetër lufta e Lindjen e Mesme.

“Osmani u përgjigj se ai pret pajtim, megjithatë nuk mund të jemi kaq të sigurt se kjo do të ndodhë në këtë kontekst. Nëse ju një popull e etiketoni genocidist ku gjatë kohës së Luftës së Dytë Botërore u shkatërrua genocidisht për të mos u kthyer më pas. Motiv për këtë që ka bërë Gjermania në Luftën e Dytë Botërore, rrjedh nga motivi që është legalizuar në ligjin gjerman, madje dhe në parlamentin bullgar u miratua i ashtuquajturi ligj i pastërtisë ku ata sillen ndaj popullit sllav, hebre dhe rom deri në shkatërrim. Nuk mundemi t’a shikojmë në kontekstin vetëm mes dy shteteve, por duhet t’a shikojmë pak më gjerë”, konkludoi ai.

Sikurse thotë, situata përsa i përket çështjes së rezolutës në Maqedoninë e Veriut, ka ndryshuar për dy ditë.

“Natën kur ndodhi sulmi iranian ndaj Izraelit, pikërisht të nesërmen në mëngjes, Bujar Osmani mbajti konferencë për shtyp në të cilën foli se situata në botë po bëhet gjithnjë e më komplekse dhe se jemi afër luftës së tretë botërore. Në këtë kontekst, e pyeta se cili ishte qëndrimi i Maqedonisë së Veriut kur është në diskutim rezoluta rreth Srebrenicës, ai m’u përgjigj se Maqedonia do t’a mbështesë këtë rezolutë në interes të përmirësimit të situatës në Ballkan dhe se ai pret që të nisë pajtimi me këtë duke theksuar se mendon se së shpejti do të arrihet pajtimi i ndërsjelltë me njohjen mes Sërbisë dhe Kosovës”, tha ai.

Menjëherë një ditë më pas, shton Shajn, Osmani mbajti konferencën për shtyp ku tha se Maqedonia do të jetë bashkësponsorizuese e kësaj rezolute.

"Se çfarë ndryshoi për 24 orë prej fjalimit të tij fillestar, na duhet të presim përgjigje. Supozoj se çështja është se Maqedonia është anëtarja e 30 e NATO dhe se pasuan disa konsultime dhe amendamente për t'u bashkuar me Gjermaninë dhe SHBA si bashkësponsor. Nëse çështja është e rëndësishme apo nëse duhet të tregohet se të gjitha vendet, qoftë edhe të madhësisë dhe rëndësisë së Maqedonisë, do t'i bashkohen kësaj dhe do të marrin sa më shumë vende në KB, kjo tashmë është pyetje që duhet të pritet përgjigja" bën të ditur.

Shajn thekson se duhet të veçohet opinioni i politikanëve dhe popullit.

I referohet deklaratës së ministrit të Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergej Llavrov, i cili vizitoi Maqedoninë e Veriut gjatë Konferencës së 30 të ministrave të OSBE ku atëherë tha se duke shëtitur nëpër Shkup, kuptoi se lidershipi ka një qëndrim dhe se njerëzit kanë një qëndrim krejtësisht tjetër.

“Nuk mund të lidhim popullin dhe udhëheqësinë në këtë situatë dhe nuk mund t’a lidhim as me retorikën në fushatën zgjedhore sepse rastësisht ndodh të jenë zgjedhjet në Maqedoni. Politikanët kanë qëndrim të caktuar, madje unë mes politikanëve do të bëja dallim, pra ka numër të caktuar politikanësh që nuk pajtohen me të tillë qëndrim”, tha ai.

Sikurse shton ai, këta politikanë që nuk pajtohen me të tillë qëndrim, gjithaahtu mbajnë poste të larta.

“M’u lutën që të mos u’a ekspozoj emrat e tyre, por maksimalisht do të impenjohen në KB që kjo rezolutë të mos kalojë dhe këtu nuk është fjala vetëm për maqedonasit, por për njerëzit që i përkasin kombeve të tjera sikurse të themi Turqia, vllehët apo ndonjë popull tjetër dhe këtu duhet të kemi kujdes nëse është mbarë Maqedonia apo vetëm udhëheqësia”, ka thënë Shajn.