Shefi i diplomacisë spanjolle: Nuk i pranojmë pasaportat e Kosovës
Burim: Reporteri
Shefi i diplomacisë spanjolle, Hose Manuel Albares, ka konfirmuar se Spanja do të jetë i vetmi vend në zonën Shengen që nuk do të pranojë pasaportat e Kosovës, përkundër liberalizimit të regjimit të vizave, transmeton RTS.
Albares, pas takimit me shefin e diplomacisë gjermane në Berlin, tha se Spanja ka politikën e saj të mosnjohjes së Kosovës, e kjo përfshin edhe mosnjohjen e pasaportave.
“Spanja ka politikën e saj të mosnjohjes së Kosovës dhe kjo përfshin mosnjohjen e pasaportës së Kosovës, siç kemi bërë në mënyrë konsekuente deri më tani”, tha Albares.
Brukseli njoftoi të premten se qeveria spanjolle do të jetë e vetmja në zonën Shengen që nuk do të zbatojë përjashtimin e vizave për Kosovën, rregullore e ratifikuar nga Parlamenti Evropian këtë javë që do të hyjë në fuqi më 1 janar 2024.
Njohja e dokumenteve të udhëtimit është një kompetencë kombëtare dhe Spanja nuk i njeh dokumentet e udhëtimit të Kosovës.
0 komentet