Operacioni “Shpërthimi”: Përgatitja e Enver Hoxhës për pushtim ushtarak të Kosovës dhe krijimin e “Shqipërisë së Madhe” pas vdekjes së Titos (3)
Shkruar për Kosovo onlajn nga: Dragan Biseniq, gazetar
Traktati i Varshavës dhe marshalli Kulikov për planin operacional
Sëmundja e Titos në fund të vitit 1979-fillim të vitit 1980 dhe serioziteti me të cilën reagonin mediat jugosllave ndaj kësaj, për Hoxhën ngeli konfirmim i parashikimeve të mëhershme rreth fatit të Jugosllavisë pas daljes së Titos prej skenës politike. Situata e kaosit të mundshëm dhe konflikteve ndëretnike, si dhe propabiliteti i madh i ndërhyrjes direkte apo indirekte në punët e brendshme jugosllave të dy superfuqive, bindi Enver Hoxhën dhe Mehmet Shehun për domosdoshmërinë e përgatitjeve ushtarake në vigjilje për ngjarjet e ardhshme.
Hoxha, Shehu dhe Llakaj udhëhoqën më 13 janar të vitit 1980 pra kur Tito ishte në spitalin e Ljubljanës, bisedime nën fshehtësi të plotë. Hoxha dhe Shehu i vendosën detyrë Llakajt që për 45 ditë, pra deri në fund të shkurtit të atij viti, të hartonte planin operacional ushtarak në shkallë të gjerë për “çlirimin e Kosovës“. Me urgjencë dhe nën fshehtësi të madhe kjo detyrë u urdhërua si pasojë e faktit se udhëheqja e Shqipërisë priste vdekjen e afërt të Titos dhe shpërthimin e mundshëm të krizës së brendshme jugosllave gjatë së cilës do të krijoheshin kushtet për zbatim e planit operacional me emërtesën “Shpërthimi” (Operacioni “Shperthimi“).
Siç bën të ditur historiani rus Artjom Ulinjan, për herë të parë për egzistencën e planit operacional “Shpërthimi” u mësua përmes publikimit të tij nga ish shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Popullore të Shqipërisë Veli Llakaj në vitin 2006. Ky i fundit në vitin 2010 përsëriti informacionet rreth operacionit në një intervistë për gazetën shqiptare “Shekulli”. Megjithatë në librin e vitit 2006, ish shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Popullore Shqiptare, nuk e përmendi operacionin “Shpërthimi”. Ka arsye të besohet se një operacion i tillë, do të kryhej në rast të një zhvillimi të paparashikuar të situatës në RSFJ. Për më tepër, një sërë ekspertësh tërheqin vëmendjen për refuzimin e Tiranës në vitin 1975 për të nënshkruar Aktin Final të Konferencës së Helsinkit, me të cilin shtetet nënshkruese, angazhoheshin të respektonin parimin e paprekshmërisë së kufijve të pasluftës. Refuzimin e tij për të marrë pjesë në procesin e Helsinkit, Enver Hoxha e ka speguar me arsye ideologjike, por disa studiues besojnë se ai e ka ndërmarrë një hap të tillë, duke mos dashur të njohë kufijtë me RSFJ e veçanërisht faktin që Kosova është pjesë e Jugosllavisë. Në faqet e historiografisë, një prej referencave të rralla të operacionit “Shpërthimi”, gjendet në librin e O. Schmitt “Kosovo-Kurze Geschichte einer zentralbalkanischen Landschaft“, Wien, 2008, str. 298-299.
Zbatimi i planit mund të prishë seriozisht pozicionin e NATO-s dhe të Traktatit të Varshavës. Pjesë e operacionit, përgatitja e të cilit u krye duke marrë parasysh përvojën vietnameze nga lufta guerile dhe me përdorimin e materialit hartografik të siguruar urgjentisht nga Austria, ishin aksionet e mundshme në drejtim të Maqedonisë e Malit të Zi, ku kishte një popullsi kompakte shqiptare. Njëkohësisht u bë edhe harta topografike e vendbanimeve të popullsisë shqiptare të RSFJ, e cila mund të merrte shumë rëndësi në rast të kalimit të armiqësive në fazën e luftës guerile apo të sabotimit.
Në të njëjtin takim të 13 januarit të vitit 1980, Hoxha, siç nënvizon Llakaj në vitin 2006, dha deklaratë për ekzistencën e disa garancive të cektuara të Ministrisë së Brendshme. Kjo çështje vazhdon të jetë më pak e studiuar. Për më tepër në të njëjtën intervistë, duke i’u referuar atyre çfarë kishte shkruar, Llakaj nënvizoi se u organizua një takim në të cilën ai dhe Shehu, negociuan me marshallin, ndihmës ministrin e parë të ministrit të mbrojtjes dhe komandantin madhor të forcave të përbashkëta të Traktatit të Varshëvës, marshallin Viktor Kulikov se BRSS dhe Traktati i Varshavës, ka rënë dakord me pushtimin shqiptar në Kosovë dhe bashkimin e saj me Shqipërinë, por kjo me kushtin e rikthimit të Shqipërisë në Traktatin e Varshavës. Llakaj nuk bëri të ditur datën e saktë të këtij takimi dhe as vendin ku u zhvillua. Historianët rusë, vlerësojnë se fakti i “konsultimeve” të tilla për “shumë arsye objektive” duket si mashtrim, ku i referohen qëndrimeve zyrtare armiqësore të Hoxhës dhe Shehut ndaj BRSS dhe Traktatit të Varshavës.
Përgatitja për operacionin “Shpërthimi”, që u zhvillua në fshehtësi në sfondin e pritjeve të udhëheqjes partiake dhe shtetërore shqiptare për ndryshime në lidhje me largimin e Titos nga skena politike, vijoi deri në prill të vitit 1980 për sulmin ndaj Kosovës ishin 22 brigada këmbësorie, 12 brigada sulmi, gjashtë brigada tankesh, shtatë brigada artilerie, gjashtë regjimente me armë kundërtank, 12 regjimente të mbrojtjes ajrore, dy brigada inxhinierike, dhjetë batalione zbulimi, tre regjimente të aviacionit, tre spitale ushtarake, dy spitale veterinare, tre qendra kontrolli të ushtrisë me një numër të përgjithshëm 200-220 mijë njerëz. Nga ky numër, 65% e forcave dhe mjeteve ishin të destinuara për aksione në "frontin kosovar" dhe 35% -në drejtimin maqedonas dhe malazez. Në drejtim të Kosovës supozohej se forca pushtuese në fazën fillestare do të numëronte 30.000 persona dhe 150.000 të tjerë në të dytën. Në drejtimin maqedonas dhe malazez, në fazën e parë, forcat pushtuese do të arrinin përkatësisht në 6000 dhe 4000 persona dhe në fazën e dytë do të arrinin në 16000 të tillë. Atëherë u desh të përdoreshin rezervistët e Komandës Supreme.
Pra, në operacionet luftarake duhej të shfrytëzoheshin të gjitha forcat dhe mjetet në dispozicion të Komandës Supreme, përfshirë edhe rezervistët. Kjo e ktheu operacionin në një luftë të gjerë, në të cilën Shqipëria nuk duhet të humbasë në asnjë rrethanë, sepse një përfundim i tillë, mund të çojë jo vetëm në shembjen e regjimit, por edhe në humbjen e shtetësisë.
Në rastin e një konflikti ushtarak me Jugosllavinë, raporti i forcave dhe mjeteve nuk ishte në favor të palës shqiptare, e cila mund të mbështetej vetëm në situatën e konfliktit të brendshëm politik (përfshirë aspektin e tij ushtarak) në Jugosllavi, e cila do të çonte në shpërbërjen e Ushtrisë Popullore Jugosllave (JNA) dhe aktivitetet rebelo-sabotuese të grupeve të armatosura të popullsisë shqiptare në Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi.
Si raporti i burimeve dhe i forcave, ashtu edhe niveli i stërvitjes së Forcave të Armatosura të Jugosllavisë në raport me Forcat e Armatosura të Shqipërisë, nën gjithë fshehtësinë e të dhënave sasiore, dëshmonin për avantazhet e qarta të palës jugosllave. Llakaj dhe bashkëpunëtorët e tij të cilët planifikuan operacionin, këtë e kanë kuptuar. Paralelisht me zhvillimin e tij, u kryen edhe stërvitjet ushtarake “Shebeniku-80”, duke pasur parasysh planifikimin e operacionit “Shpërthimi”. Planifikimi i stërvitjes “Shebeniku-80, Mehmet Shehu kishte parasysh se ato mund të përdoreshin si përgatitje direkte për pushtimin e Kosovës dhe të shndërroheshin në një operacion të vërtetë ushtarak. Pasi materialet e përgatitura i’u dhanë në dorë Enver Hoxhës dhe u njohën me to edhe anëtarët e Byrosë Politike të KQ të PPSH, Shehu urdhëroi Llakajn që dokumentet nevojiteshin të ruheshin në kasafortën e shefit të Shtabit të Përgjithshëm. Realisht këto materiale ai i mori dhe kanë qenë në kasafortën e tij personale deri në vetëvrasjen e ndodhur në dhjetor të vitit 1981, prej nga janë zhvendosur disa herë dhe ende nuk dihet se ku ndodhen pas vitit 1992, nënvizon Llakaj. Mirëpo, në pranverën e vitit 1980, Shehu artikuloi një frazë që Llakaj e mbante gjatë: “Ejani të pështyni mbi varrin tim nëse nuk vjen dita që do t’ju duhet ky dokument!”.
Dy ditë pas takimit të fshehtë të 13 janarit, Hoxha më 15 janar të vitit 1980, përgatiti tezën për editorialin e organit qëndror të partisë, gazetën "Zëri i Popullit" ku u publikua më 19 janar të vitit 1980 nën titullin “Shantazhet dhe kërcënimet sovjeto-bullgare, nuk do të funksionojnë në Ballkan”. Në këtë material, Bullgaria akuzohej se ngelet instrument i politikës sovjetike në Ballkan dhe ndihmëse faktike e BRSS në “frikësimin e popujve të Jugosllavisë“. Artikulli mbante titullin “popujt vëllezër të Jugosllavisë“ të qëndrojnë zgjuar për të luftuar “ndaj agjentëve të imperializmit sovjetik, ustashëve, sërbomëdhenjve [shovinistët] brenda dhe jashtë” vendit. Njëkohësisht në artikull përmendej edhe lufta e shqiptarëve për “liri dhe pavarësi”.
Si në përmbajtje dhe në formë ky artikull shprehte mënyrën e të menduarit të Hoxhës dhe skenarin që ai parashikonte për zhvillimin e "dhunshëm" të situatës. Pala shqiptare në këtë kontekst, u prezantua sikur të fliste nga pozicione shumë specifike në një mjedis në të cilin nacionalistët kroatë e sërbë, mund të fillonin të vepronin aktivisht në arenën politike. Së dyti, supozohej se BRSS dhe Bullgaria po përdornin ndikimin e tyre për të sjellë në pushtet politikanë të orientuar drejt opsionit të tyre. Si shkëmbim siç theksoi ambasadori bullgar në Beograd R. Nikolov, udhëheqja jugosllave e vlerësoi pozitivisht artikullin kryesor të botuar më 19 janar 1980. Kjo u bë e ditur në takimin e zhvilluar më 26 shkurt të vitit 1980 mes presidntit të Këshillit Egzekutiv Federal Veselin Gjuranoviq dhe ambasadorit të Shqipërisë në Beograd Sokrat Plaka. Gjuranoviq përshëndeti vlerësimet kryesore të Hoxhës rreth pushtimit të Afganistanit nga ana e trupave sovjetike, si dhe karakterizimin e Bullgarisë nga pala shqiptare si “armë e BRSS në shërbim të politikave pushtuese ndaj popujve të Shqipërisë, Jugosllavisë e Greqisë”.
Në gjysmën e parë të shkurtit të vitit 1980 kur Tito pas operacionit ndodhej në një situatë mjaft kritike, Hoxha erdhi në përfundimin se BRSS nuk do të përdorin forcat e armatosura ndaj Jugosllavisë duke u përpjekur për t’a pushtuar. Sipas skenarit të tij, aksioni i Moskës duhej të kryhej qysh në fazën e parë me qëllim për të përdorur levat e ndikimit dhe presionit ndaj Beogradit dhe më pas, në fazën e dytë, të izolonte linjën pro-amerikane dhe të arrinte atë pro-sovjetike (pro-rusi Hoxha) liderët e orientuar të vinin në pushtet në Jugosllavi. Nga ana e tyre SHBA dhe Perëndimi do të përpiqen të ndikojnë në situatën në vend, ndaj edhe nga këndvështrimi i Enver Hoxhës, çështja e dominimit të forcave të huaja në Jugosllavi mbetet ende e hapur. Situata në Jugosllavi në të ardhmen varej, sipas parashikimit të tij, nga sa thellë mund të intensifikoheshin kontradiktat midis republikave dhe njerëzve në vend. Skenari sipas natyrës së tij ishte kontravers, ishte tentativë e Sërbisë të merrte pozitën dominuese në federatë, ndërsa Kroacia, kërkonte të arrinte status të ngjashëm, çka do të sillte kontradikta serioze mes tyre. Si këmbim, sllovenët do të mbështesnin kroatët, ashtu si edhe Vojvodina e Mali i Zi do të donte bashkimin me Sërbinë. Në këtë situatë, sipas Hoxhës “shqiptarët nga ana e tyre do të luftojnë për liri, ndërsa Maqedonia do të jetë nën ndikimin mbizotërues të propagandës bullgaro-sovjetike”.
Tërheqja e Hoxhës prej planit, me shumë mundësi ndodhi si pasojë e faktit se zhvillimi i situatës në Jugosllavi nuk përputhej me skenarin e përdorimit të forcës që ai priste, ndaj Tirana nuk kishte arsye për ndërhyrje ushtarake. Por përgatitjet për operacionin, i cili do të kryhej në rrethana të ndryshme, vazhduan përmes ndryshimeve të gjera në ushtri, në Ministrinë e Mbrojtjes dhe atë të Brendshme, si dhe me shkarkimin e Mehmet Shehut.
Nga pranvera në vjeshtën e vitit 1980 në Forcat e Armatosura dhe organet e zbulimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme-Drejtoria e Sigurimit të Shtetit, intensifikuan përgatitjet për ngjarje të mundshme në Jugosllavi e veçanërisht në Kosovë. U riorganizua strategjia e Shërbimit Informativ e cila ishte fokusuar në marrjen e informacioneve rreth situatës ushtarako-politike në Kosovë. Shkalla e informacionit të palës shqiptare rreth situatës në zonat kufitare, ishte aq e madhe sa kishte informacione jo vetëm për dislokimin e njësive ushtarake, forcave dhe mjeteve të MPB të Jugosllavisë dhe forcave speciale, por kishte informacione të përditësuara edhe për komandantët e njësive të APJ dhe forcat e Ministrisë së Punëve të Brendshme në nivel të mesëm dhe të ulët. Në një prej takimeve sekrete të mbajtur në verën e vitit 1980 në fshatin Shishtavec i cili ndodhet gati gjysmë kilometri nga kufiri me Kosovën, këto materiale përmes informacioneve të detajuara, i janë treguar ministrit të mbrojtjes ku ka ngelur i befasuar (Gazeta Shqip 01.04.2010). Enver Hoxha ruajti pritshmëritë e veta për zhvillimin e "ngjarjeve jugosllave" në përputhje me supozimet e tij. Mesi i viteve ‘80 erdhi e kështu, parashikimet e Enver Hoxhës u bërën realitet.
(Fund)
0 komentet