SHGS dhe SHGK&M: Vendimi i KQZ diskriminon mediat në gjuhën sërbe dhe shkel standartet ndërkombëtare
Shoqata e Gazetarëve të Sërbisë (UNS) me degën e saj Shoqërinë e Gazetarëve të Kosovës e Metohisë (DNKiM) i’u është drejtuar institucioneve europiane dhe ndërkombëtare si dhe organizmave duke theksuar për pamundësinë e mediave sërbe për të ndjekur zgjedhjet në Kosovë në kundërshtim me të gjitha standartet e lirisë së shprehjes.
Shoqata e Gazetarëve të Sërbisë i është drejtuar presidentes së Komisionit Europian Ursula fon der Lajen, përfaqësuesve të Unmik, OSBE, Zyrës së Unionit Europian në Prishtinë, federatave europiane e ndërkombëtare të gazetarëve, si dhe Avokatit të Popullit në Prishtinë Naim Qelaj duke kërkuar që të operojnë në përputhje me mandatin e tyre dhe t’u sigurojnë gazetarëve sërbë të redaksive në Kosovë, të informojnë publikun për zgjedhjet e së dielës.
“SHGS dhe dega e saj, Shoqëria e Gazetarëve të Kosovës e Metohisë (DNKiM), kërkuan prej përfaqësuesve të këtyre institucioneve dhe organizmave që të dënojnë urgjentisht vendimin e Komisionit Qëndror Zgjedhor (KQZ) në Kosovë, i cili refuzoi të akreditonte të gjitha raportimet mediatike në gjuhën sërbe për ndjekjen e zgjedhjeve vendore në Kosovë më 12 tetor”, theksohet në deklaratë.
SHGS përfaqësuesit e këtyre institucioneve dhe organizatave, i informoi se gati 90% e redaksive, kërkesat e të cilave u refuzuan për ndjekjen e zgjedhjeve, e përbëjnë redaksi në gjuhën sërbe, ndërsa 10% e të tjerave janë redaksi shqipe dhe rajonale.
“Ky vendim, i cili përfaqëson formë të paprecedentë diskriminimi dhe presioni ndaj medias, shkel rëndë të drejtat themelore të njeriut dhe shkel rëndë lirinë e medias dhe të drejtën e një komuniteti për t'u informuar në gjuhën e vet amtare, e cila është gjithashtu një nga gjuhët zyrtare në Kosovë”, thuhej në letrën e hapur.
Kjo sjellje e KQZ sikurse theksohet nga SHGS, tregon pa mëdyshje diskriminim bazuar në gjuhë dhe etni dhe është në kundërshtim me të gjitha standardet ndërkombëtare të lirisë së shprehjes dhe të drejtës së informimit, përfshirë Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut dhe Paktin Ndërkombëtar për të Drejtat Civile e Politike.
"Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve (CIK) me këtë vendim, shemb transparencën e proçesit zgjedhor dhe kërcënon parimet themelore demokratike të botës moderne. Lind pyetja-çfarë do të ndodhë më 12 tetor dhe për çfarë nuk duhet të informohet komuniteti sërb?", shtoi SHGS në këtë letër të hapur dhe kërkoi që gazetarëve të redaksive sërbe në Kosovë, t'u mundësohet pandërprerë ndjekja e zgjedhjeve të dielën.
0 komentet