Shluka: SAD nuk do tërhiqet nga roli udhëheqës në Ballkanin Perëndimor

Aleksandar Šljuka
Burim: Kosovo Online

Bashkëpunëtori i OJQ "Iniciativa e Re Shoqërore" Aleksandar Shluka beson se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të tërhiqen nga roli udhëheqës në Ballkanin Perëndimor ndërsa për çështjen e dialogut mes Kosovës dhe Sërbisë, qasja e Amerikës varet nga ajo se kush do t’i fitojë zgjedhjet presidenciale nëntorin e këtij viti.

Sipas fjalëve të Shlukës, nëse pushtetin e merr Donald Tramp, mund të priten akte të njëanshme sikurse në mandatin e tij të parë.

"Nuk është realiste që SHBA të tërhiqet nga roli udhëheqës në Ballkanin Perëndimor. Dimë që në 20 apo 30 vitet e fundit kemi patur rol vendimtar në këtë rajon dhe që askush nuk mundet në thelb të zëvendësojë një hegjemoni sikurse është SHBA. Megjithatë, nëse vëzhgojmë zgjedhjet e ardhshme, realiste është që zhvendosje e caktuar në kuptimin e solitaritetit më të madh të njërës apo tjetrës palë, do të ndodhë nëse Donald Tramp vjen në pushtet. Nëse Tramp vjen në pushtet, ne mund të presim që ai, sikurse gjatë mandatit të tij të parë, të ketë qasje të njëanshme, të mos koordinojë aktet e tij aq sa me partnerët europianë, madje dhe në kontekstin e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës. Dialogu tani është edhe më shumë problem, Tramp me gjasa do të përpiqet t’a përdorë këtë për të imponuar disa nga zgjidhjet e tij” bën të ditur Shluka.

"Nëse Haris do të zgjidhet, mendoj se do të shikojmë rol udhëheqës të BE në kontekstin e dialogut dhe gjendjen në Ballkanin Perëndimor, por sigurisht nën mbështetjen e SHBA pa të cilën nuk mundet të ndodhin hapa të mëdhenj", ka shtuar ai.

Qëndrimi i Prishtinës dhe Beogradit është i qartë, thekson Shluka. Beogradit i intereson më shumë që president i SHBA të zgjidhet Tramp, ndërsa Prishtina nuk e fsheh prirjen e vet me demokratët.

"Nuk fshihet që Beogradi më shumë pret Donald Trampin, por domethënëse është se Beogradi nuk vendos më "bast" për ndonjë kandidat çka nuk ka qenë rast më herët. Ndërsa Tramp i intereson më shumë Beogradit që të dalë sa më shpejt nga kriza në të cilën është gjendur dialogu, Prishtina nuk e fsheh që ardhja në pushtet e Tramp nuk i intereson pasi është më tepër e prirur për demokratët, kanë patur raporte të turbullta me republikanët, për shembull raportet mes Kurtit dhe Grenellit ku shikojmë fërkime", thekson Shluka.

Megjithatë, për çështjen e dialogut, shton ai, nuk duhet të pritet që me zgjedhjen e Tramp apo të Harisit do të shkohet deri në zgjidhje.

"Nëse situata qëndron e njëjtë, pra që Haris të fitojë në SHBA dhe që në Kosovë të qëndrojë në pushtet Kurti, nuk do të shikojmë përmirësim të situatës në terren, të paktën jo deri në tetor, pra deri në zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë. Ndërsa nëse Tramp fiton dhe Kurti qëndron në pushtet, do të egzistojnë qasje vendimtare nga Amerika jo aq vendimtare duke marrë parasysh krizat në botë, por në kuptimin e rigjallërimit të marrëveshjes së Uashingtonit dhe disa alternativa të përafërta nëse shikohet që kjo të jetë e mundur", përmbylli Shluka.