Beqiroviq: BE nuk ka më potencial, SHBA rol kyç për të ngjallur dialogun
Drejtori i Institutit ndërkombëtar të lindjes së afërt dhe studimve ballkanike (IFIMES) Zijad Beqiroviq vlerëson se kur vjen fjala për presione të reja dhe masave eventuale për Beogradin dhe Prishtinën, është thelbësore që bashkësia ndërkombëtare të ndërmarrë hapa sesi të përmbushë atë çka është obligative prej autoriteteve kosovare dhe kjo është themelimi i Bashkësisë së Komunave Sërbe, zgjedhje të reja në veri dhe tërheqja e njësive speciale.
Beqiroviq për Kosovo onlajn thekson se para dhjetë vitesh Sërbia nuk pyetej apo shumë pak pyetej kur vinte fjala për Kosovën.
"Tani Sërbia është subjekt zhvillimesh, në 10 vite dhe kjo më shumë, shikohet diçka falë presidentit Aleksandar Vuçiq. Dhe ai arriti të impononte paradigmën, nuk mundet që ata të fitojnë gjithçka dhe ne asgjë. Do me thënë se duhet të shkohet tek ndonjë situatë win-win për të dy palët. Kështu që pra, thjesht pritet në atë që ka premtuar bashkësia ndërkombëtare, çka ka marrë përsipër si detyrime që janë tri pika: themelimi i BKS, mbajtja e rizgjedhjeve në katër komuna me shumicë sërbe dhe tërheqja e njësive speciale ROSU” thotë Beqiroviq.
Ky i fundit thekson se derimë tani sërish kemi ardhur në situatë ku njësitë speciale të policisë kosovare pushtojnë veriun dhe ndërmarrin arrestime të ndryshme pa miratimin e KFOR.
"Dhe kjo është shenjë e qartë se bashkësia ndërkombëtare duhet të fillojë të përmbushë detyrimet e veta. BE vendosi sanksione të heshtura ndaj Kosovës dhe vetë kryeministri kosovar pranoi se janë shkaktuar 500 milionë euro dëme. Kështu që BE mund të operojë në këtë mënyrë. Por ky është ende dialog politik dhe është e rëndësishme që të egzistojë vullnet politik për t’a zgjidhur atë, për të sjellë normalizimin”, thekson Beqiroviq.
Ky i fundit vlerëson se negociatat ashtu siç janë zhvilluar nën patronazhin e BE, nuk mund të çojnë në normalizim.
Beqiroviq shton se SHBA ka rol kyç për të cilën thotë se kanë nën “patronazh të plotë” qeverinë e Prishtinës".
"BE mundet përmes masave, pra ato ekonomike. Megjithatë kyç është roli i SHBA, që do të thotë se ata kanë në patronazh të plotë qeverinë në Prishtinë. Kështu që thjesht është në duart e amerikanëve që të çngrijnë këtë konflikt dhe të ngjallë dialogun. Por kam frikë se BE nuk ka më shumë kapacitete, potenciale, që t’i japë ndonjë vlerë këtij dialogu. Gjithçka që ka bërë, shikojmë se çfarë rezultati ka. Në vend të normalizimit, kemi raport jonormal. Mendoj se pas një rezultati të tillë BE nuk ka çfarë kërkon më. Tek gjëja që edhe vetë ky dialog është i pakuptimtë. Duhet të gjenden forma të reja, modele të reja, sesi të shkohet në marrëveshje ku jo që njëra palë të humbasë gjithçka dhe tjetra të fitojë gjithçka. Por duhet gjetur zgjidhje win-win dhe të nënshkruhet marrëveshja gjithëpërfshirëse detyruese për normalizimin" bën të ditur Beqiroviq.
komentet