Sholc: Egziston akord që është miratuar dhe që duhet të zbatohet
Kancelari gjerman Olaf Sholc ka thënë sot se Gjermania përshëndet dialogun mes Sërbisë dhe Kosovës dhe shtoi se egziston marrëveshje që është miratuar dhe që duhet të zbatohet.
Sholc në konferencën e përbashkët për shtyp me presidentin e Sërbisë Aleksandar Vuçiq në Frajburg ku së bashku vizituan Drejtorinë e Minierave të Krahinës gjermane të Saksonisë, tha se Berlini mbështet procesin e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE dhe tha se tek ai duhet të përllogariten rreth shumë gjërave.
“Presidenti Vuçiq punon aktivisht në këtë proces. Do të ofroj mbështetjen aq sa të kemi mundësi ndërsa bëhet fjalë mbi të gjitha rreth reformave në fushat e sundimit të të drejtave, lirisë së mediave e të tjera. E rëndësishme është që njerëzit në rajon të kenë raporte të fqinjësisë së mirë dhe kjo vlen mbi të gjitha për Sërbinë e Kosovën. Punojmë në mbështetjen e të dy palëve. Egziston marrëveshje që është miratuar dhe që duhet të zbatohet” nënvizoi ai.
Sholc ka thënë se me Vuçiqin ka biseduar rreth gërmimeve për litiumin, metal i rëndësishëm për lëvizshmërinë e ardhshme
“Na duhet të sigurojmë litium në sasi të mjaftueshme. Qëndrimi i qeverisë gjermane është i qartë, na duhet litiumi dhe lëndët e para kritike. Në BE kemi miratuar ligjin për lëndët e para kritike sesi t’i sigurojmë ato. Kemi biseduar për ekstrakt të qëndrueshëm të litiumit nën mbrojtjen e mjedisit” ka thënë ai.
Sholc ka theksuar se BE dëshiron të marrë pjesë në gjetjen e litiumit në luginën e Jadarit. “Vlerësojmë pozitivisht atë iniciativë sikurse dhe këtu në bazenin e Rajnit të Sipërm. Kërkesa për litium do të jetë e lartë dhe për këtë është e rëndësishme të sigurohet sasi e mjaftueshme. E rëndësishme është që të respektohen standardet e larta të mbrojtjes së mjedisit. Nevojitet gjithashtu shkallë më e madhe e miratimit vendor. Banorët vendas kanë frikë se gërmimet do të kenë ndikim negativ në mjedis. Kjo është arsyeja e mbërritjes sonë në Frajburg. Dëshirojmë të bashkëpunojmë, të ndajmë njohuritë tona dhe të mësojmë nga njëri-tjetri. Konkretisht diskutuam se si të zgjerojmë bashkëpunimin tonë” ka thënë ai.
Sholc ka theksuar se është i impresionuar me njerëzit nga Drejtoria e Minierave, me të punësuarit dhe me vetë kompaninë që punon në të ku kanë njohje të madhe çka është e rëndësishme për përfitimin e mirëbesimit të qytetarëve.
“E din,i për mua kjo vizitë është shumë e rëndësishme, themel për bashkëpunim të frytshëm dhe të mirë që do të kemi dhe që duhet të kemi” ka thënë ai.
0 komentet