Sholle për bisedën me Kurtin: Tani është koha për të folur për BKS
Këshilltari Special i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Sholle, i cili ka folur dje në telefon me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se me atë rast ka thënë se tani është koha të diskutohet për Bashkësinë e Komunave me shumicë serbe.
Sholl ka shkruar në llogarinë e tij në Twitter se Kosova dhe Serbia duhet të zbatojnë marrëveshjet që kanë nënshkruar tashmë përmes procesit të dialogut, duke përfshirë përparimin drejt themelimit të BKS-së.
“Kam biseduar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në prag të takimit të liderëve në kuadër të dialogut me mbështetjen e BE-së për të përmirësuar normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. SHBA mbështet një takim konstruktiv që konfirmon angazhimin e të dyja palëve ndaj propozimit të BE-së. Unë thashë se tani është koha për të diskutuar për Bashkësinë e Komunave me shumicë serbe. Si Kosova ashtu edhe Serbia duhet të zbatojnë marrëveshjet që kanë nënshkruar tashmë përmes procesit të dialogut, duke përfshirë përparimin drejt themelimit të BKS-së”, tha Sholle.
komentet