Vuçeviq: Marrëveshja e Uashingtonit për ne sot do të kishte vlerën e arit

Miloš Vučević minsitar odbrana skupština
Burim: instagram

Ministri i mbrojtjes Millosh Vuçeviq ka thënë mbrëmjen e sotme në parlament se marrëveshja e Uashingtonit për normalizimin e marrëdhënieve mes Sërbisë dhe Kosovës, për Beogradin sot do të ishte “e çmueshme si ari”, transmeton B92.

"Në ato rrethana, ishte e vetmja zgjidhje e mundshme në interes të Sërbisë ashtu sikurse dëshmohet nga fakti se Prishtina ishte e para që hoqi dorë prej saj", ka thënë Vuçeviq duke i’u përgjigjur kështu kritikave të deputetit të Partisë Popullore Mirosllav Aleksiq.

Në përgjigje të deklaratës se qeveria aktuale nuk i përmbahet Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Vuçeviq theksoi se qeveria që udhëhiqej nga presidenti i atëhershëm i partisë së Aleksiqit hoqi dorë nga ai dokument.

“Ju nuk i jeni përmbajtur Kushtetutës kur keni dorrëzuar oficerë të Ushtrisë Sërbe, ashtu siç ka ndodhur mjaft herë prej vitit 2004 deri në vitin 2011”, tha ministri.

Ai gjithashtu i’u përgjigj insinuatave të Aleksiqit për kolapsin e kompanisë së prodhimit të armëve Jugoimport SDPR.

“Mos bëni me SDPR atë që keni bërë me Krushik, pasi kjo kompani nuk shkatërrohet, sepse po po merret me punë më të mëdha”, ka theksuar Vuçeviq.

Ministri tha se nuk kanë të drejtë t'u japin mësime sesi të mbrojnë shtetin atyre që e "zbërthyen, shitën dhe tradhtuan".