Sholle foli me Kurtin: E mirëpresim vendimin e Kosovës për të pranuar propozimin evropian
Këshilltari Special i Departamentit të Shtetit, Derek Sholle, ka biseduar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe me atë rast përshëndeti vendimin e Kosovës për të pranuar propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
Sholle deklaroi në llogarinë e tij në Twitter se propozimi duhet të zbatohet.
“Kam biseduar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Mirëpresim vendimin e Kosovës për të pranuar propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë përmes dialogut të ndërmjetësuar nga BE. Tani na duhet zbatimi për të siguruar përfitime të rëndësishme për të dy vendet”, tha Sholle.
Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Xhef Hovenier, ka reaguar ndaj postimit të Sholleit në Twitter dhe ka thënë se SHBA do të mbështesin hapat e ardhshëm në propozimin evropian.
“Do ta mbështesim plotësisht hapat e ardhshëm për propozimin e BE-së. Ky progres është i rëndësishëm për Kosovën sepse ne e mbështesim integrimin e saj të plotë në strukturat euroatlantike dhe ndërkombëtare”, ka theksuar Hovenier.
0 komentet