Shutanovac: Kosova e përjashtuar nga Programi i Investimeve për Ballkanin Perëndimor
Burim: Savet za strateške politike
Kryetari i Këshillit për Politika Strategjike, Dragan Shutanovac, thotë se Kosova është e përjashtuar nga Programi i Investimeve për Ballkanin Perëndimor.
Shutanovac shtoi se vlera e atij programi është 30 miliardë euro, duke theksuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përveç që ka shkatërruar marrëdhëniet mes Beogradit dhe Prishtinës, punon edhe në rënien e shoqërisë kosovare.
“Siç qëndrojnë gjërat, Kosova është përjashtuar nga programi i Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor, i cili kap vlerën e 30 miliardë eurove. Kurti është ende i kënaqur!? Krahas shkatërrimit të marrëdhënieve Beograd-Prishtinë, ai është duke punuar thellësisht në rënien e shoqërisë kosovare", ka shkruar Shutanovac.
komentet