Shutanovac: Prej marrëveshjes së Brukselit do kemi paqe për të gjithë ata që jetojnë në Kosovë

Dragan Šutanovac
Burim: Savet za strateške politike

Kryetari i Këshillit të Strategji e Politikë, Dragan Shutanovac thotë se marrëveshja mes Beogradit dhe Prishtinës, do të sjellë paqe për të gjithë ata që jetojnë në Kosovë, shkruan Politika.

"Të gjitha vendet e BE e kanë pranuar këtë plan madje edhe ato vende që nuk e kanë njohur Kosovën dhe që nuk do ta bëjnë një gjë të tillë. Nga Spanja dhe nga Qipro kanë ardhur ndërkohë mesazhe të qarta dhe preçize që ato nuk do t’a njohin pavarësinë e Kosovës", ka thënë Shutanovac.

Sipas tij marrëveshja de fakto nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe në platformë nuk egziston asnjë pikë në të cilën përmendet në mënyrë eksplicide pavarësia e saj. Nga ana tjetër, Sërbia nuk mbështet anëtarësinë e Kosovës në KB, por nuk mundet t’a ndalojë.

"Kjo nuk varet prej nesh, por prej interesave të fuqive të mëdha në Këshillin e Sigurimit. Ne mashtrojmë veten se dikush në Këshillin e Sigurimit të OKB mbron interesat tona, por ato vende mbrojnë së pari interesat e veta e e më pas interesat e aleatëve të tyre” është shprehur Shutanovac.

Siç thotë ai, hera e parë që Sërbia ndeshet me një iniciativë që vjen më parë prej SHBA, që Prishtina të përmbushë detyrimet e nënshkruara.

"Bashkësia e Komunave Sërbe (ZSO) mund të mos jetë ideale, por momentalisht është gjithçka nga ajo që kemi. Mbështetja që po jep SHBA që kryeministri i Kosovës Albin Kurti të formësojë BKS, ofron një ritëm për të gjithë historinë që nuk duhet të humbet. Fatkeqësisht nuk pres që Kurti të formësojë BKS për shumë arsye. Ai nuk është i vetëdijshëm politikisht në cilën pozitë do t'i vendosë qytetarët e Kosovës. Ai mendon se nga ai fillon jeta dhe politika në Kosovë, por është në një qorrsokak nga i cili vështirë se do të dalë”, vlerëson Shutanovac dhe kujton se këtë herë po vijnë mesazhe të qarta nga Uashingtoni, Brukseli dhe qendrat e tjera të fuqive botërore që formimi i BKS është një detyrim që duhet përmbushur.

Ai paralajmëron se edhe një herë po hyjmë në një periudhë turbulencë që mund të çojë në dorëheqjen e Kurtit, por edhe në tentativa për të rindezur jostabilitet dhe tensione.

"Është i gabueshëm qëndrimi se lufta në Kosovë nuk është e mundur dhe këtë qytetarëve të Sërbisë u duhet thënë haptazi. Në Kosovë edhe sot qëllohet ndaj fëmijëve të cilët mbajnë pemën e Krishtlindjes, ndërsa në televizione shumë po flasin sesi kemi sovranitet dhe integritet territorial. Ejani të flasim për çështje jetësore” thotë Shutanovac dhe thekson se nuk mund t’ua lëmë brezave të ardhshëm Sërbinë në gjendje të keqe, transmeton Tanjug.