Sijarto: Hungaria do të otojë kundër anëtarësimit të Kosovës në organizmat europiane
Ministri i punëve të jashtme dhe tregtisë me jashtë të Hungarisë Peter Sijarto ka thënë sot në Budapest se vendi i tij, do të votojë kundër anëtarësimit të Kosovës në organizatat europiane, transmeton RTV.
"Qëndrimi ynë do të rrezikonte arritjen e një kompromisi nëse formacione të caktuara evropiane do t’a pranonin Kosovën para arritjes së marrëveshjes. Dhe për këtë arsye, Hungaria do të votojë kundër anëtarësimit të Kosovës në organizatat europiane", ka theksuar Sijarto duke i’u përgjigjur pyetjes së një gazetari gjatë konferencës së përbashkët të shtypit me ministrin e punëve të jashtme të Sërbisë Ivica Daçiq, bën të ditur Tanjug.
Sijarto nënvizon se Hungaria përsa i përket Kosovës është me të vërtetë e interesuar që përmes një dialogu themelor dhe të vërtetë të arrihet zgjidhja.
"Dhe për këtë e pranuam drejtimin e forcave të KFOR në Kosovë, sepse menduam se ndoshta në këtë mënyrë, mund të kontribuonim në sigurimin e paqes. Dëshirojmë arritjen e një kompromisi sa më shpejt të jetë e mundur", ka deklaruar Sijarto.
komentet