Simiq: Rashiq nxiti policinë e Kurtit tek institucionet sërbe arsimore e shëndetësore
Lista Sërbe ka dënuar ashpërsisht arrestimin e drejtuesve të institucioneve sërbe arsimore e shëndetësore nga ana e Prishtinës, pasi ai aksion ka për qëllim frikësimin e sërbëve në Kosovë, theksoi kandidati për deputet dhe anëtari i Kryesisë së Listës Sërbe Igor Simiq. Ky i fundit tha se Nenad Rashiq duke targetuar sërbët dhe sërbet e ndershëm, sot “mundi të nxiste dhe policinë e Kurtit” tek institucionet arsimore e shëndetësore sërbe.
Simiq, në konferencën për gazetarë, tha se në arrestimi është kryer me përfshirjen direkte të “të preferuarit të regjimit të Kurtit, Nenad Rashiq“ i cili në mbledhjen e qeverisë në Prishtinë, targetoi sërbët.
Rashiq, sipas fjalëve të Simiqit, dëshiroi që të realizonte atë çka Kurti dhe rregjimi i tij tentuan dhunshëm më 15 mars me manovra që të integronin institucionet sërbe të shendetësisë dhe arsimit në Kosovë.
Arrestimi i sotëm, thekson Simiq, nuk ka kurrëfarë lidhje me zgjedhjet, por përfaqëson tentativë për të sulmuar sektorin sërb të arsimit dhe shëndetësisë.
"Nëse, nga ana tjetër, po flasim për zgjedhjet, kjo është tentativa më direkte e ndihmës së Rashiqit, që të fitojë votat e popullit sërb me dhunë dhe të ndryshojë vullnetin me frikë kur bëhet fjalë për zgjedhjet e ardhshme", theksoi ai.
Simiq tha se Rashiq në periudhën e mëparshme, tentoi që në vend të programit dhe planeve, popullit sërb t'u ofronte të holla dhe në këtë mënyrë të merrte votat e tyre, i vetëdijshëm se në tre ciklet e mëparshme zgjedhore nuk fitoi votat e sërbëve, por mandatin e mori dhuratë nga partitë shqiptare në bazë të votave të shqiptarëve tek komunat ku nuk jetojnë sërbë.
Theksoi se Rashiq me targetimin e sërbëve dhe sërbeve të ndershëm, sot "mundësoi dhe nxiti policinë e Kurtit" tek institucionet sërbe të arsimit dhe shëndetësisë.
“Ky presion i paparë paraqet tregues të qartë të nervozizmit të regjimit në Prishtinë, në të cilin janë të vetëdijshëm se i preferuari i tyre nuk mund të fitojë numër të mjaftueshëm votash dhe janë të vetëdijshëm për forcën e Listës Sërbe dhe forcën e unitetit të sërbëve në Kosovë e Metohi mishëruar mbi të gjitha tek rezultatet e zgjedhjeve në shkurt, tetor dhe dhjetor të vitit të kaluar. Çka dhe do të tregohet në zgjedhjet e 7 qershorit, sepse nëse sërbët dinë diçka, dinë se jemi më të bashkuar dhe më të fortë kur na presionojnë paligjshmërisht pa bazë, shtypin dhe tentojnë të na thyejnë”, qartësoi Simiq.
Ky i fundit tregoi se është veçanërisht i brengosur çka dikush dëshiron që problemet administrative brenda shkollave dhe institucioneve shëndetësore, t’i hedhë në terrenin politik. “Ky është rast unik në botë, që për shkak të vendimit disiplinor të ndonjë institucioni, dikush që drejton atë institucion arrestohet. Kjo është njolla më e errët në fytyrën e Nenad Rashiqit, nëse ka, sepse pesë familje sërbe tashmë nuk e dinë se ku janë anëtarët e tyre, të cilët u arrestuan vetëm sepse ishin sërbë dhe se i përmbushën detyrimet e tyre me nder”, tha Simiq.
Ai vuri në dukje se në këtë proçes zgjedhor, nisi tentativa për të ndikuar tek Lista Sërbe dhe tek vullneti i popullit sërb çka pamundëson partinë që të ketë anëtarë dhe kryetarë në komisionet zgjedhore, ndërkohë që nuk ka kryetarë të komisioneve zgjedhore komunale në komunat në veri.
"Për më tepër, disa ditë më parë, KQZ çertifikoi listën e Nenad Rashiqit në të cilën ka kandidatë të kombësisë boshnjake e malazeze, çka është jokushtetuese dhe e paligjshme. Në vendet e rezervuara për popullin sërb, kandidojnë njerëz që nuk janë sërbë. Kjo është hyrje në katastrofën që pason, kjo paraqet rrezik të madh për të gjithë ne", paralajmëroi Simiq.
Kur është fjala për keqpërdorime në proçesin zgjedhor, Simiq duke shfaqur foto, tha se grantet në Ministrinë e Komuniteteve dhe Kthimit, të cilën e drejton Rashiq, jepen me fleta votimi në të cilën shikohet se ka votuar për partinë e tij, me logon e kësaj ministrie.
“Ndaj ftojmë organet kompetente t’i përgjigjen pyetjes se çfarë ndodhi me audio-inçizimet në të cilat dëgjohen sesi blihen votat sërbe. Çfarë ndodhi me të gjitha deklaratat e njerëzve që ishin në proçesin e integrimit kanë qenë të punësuar në institucionet qëndrore, ndërsa të tjerët mbetën pa punë në tre vitet e kaluara, sepse regjimi në Prishtinë i detyroi të punonin në Prishtinë, Gjakovë dhe Gllogovc në vend që të punonin në veri, sikurse ishte dakordësuar. Përse policia atëherë nuk reagoi”, tha Simiq.
Ky i fundit raportoi se Lista Sërbe për arrestimet e sotme, informoi përfaqësuesit e Qeverisë së Sërbisë, ministritë përkatëse-të arsimit dhe shëndetësisë, si dhe përfaqësuesit ndërkombëtarë, prej të cilëve pritet reagim urgjent.
"Këta njerëz duhet të lirohen, janë të gatshëm të mbrohen të lirë, ndërsa duhet të provojnë pafajësinë. Është e papranueshme që statusi ligjor i punës së punonjësve të zgjidhet me forcë, armë tytëgjata dhe me policinë që vepron në shkolla dhe institucione shëndetësore", nënvizoi Simiq.
Pyetjes nëse të arrestuarve mund t’u caktohet qëndrim policor, Simiq u përgjigj se do të vijojë praktika se nuk dinë asgjë për arrestimin e sërbëve, duke shtuar se familjet nuk e dinin për një kohë të gjatë që anëtarët e tyre ishin ndaluar.
"Policia nuk dha të dhëna, si dhe në raste të tjera, tërësisht të paligjshme. Në vend që të informonin më parë familjet dhe të mundësonin mbërritjen e avokatit, ata mirë dhe shpejt e publikuan në media çka tregon se cili ishte qëllimi i aksionit-fushatë politike frikësimi, ndaj së cilës sërbët do të përgjigjen me unitet si kurrë më parë të madh më 7 qershor dhe do të tregojnë se gjithçka që Rashiqi po bën me mbështetjen e regjimit në Prishtinë nuk do të kalojë. Sërbët do të fitojnë atë që u takon sipas shkronjës së ligjit", tha Simiq.
Prokuroria Themelore në Prishtinë njoftoi më herët sot se Policia Kosovare në Graçanicë ndaloi pesë persona të kombësisë sërbe me dyshimin se kanë kryer veprën penale të "shkeljes së vendimit të lirë të zgjedhësve", pas pretendimeve të ministrit të Komuniteteve dhe Kthimit në mandatin teknik Nenad Rashiq.
Në njoftim bëhet e ditur se në këtë rast, "janë marrë deklarata dhe prova të mjaftueshme, në bazë të të cilave dyshohet se personat e ndaluar kanë qenë të përfshirë në veprime të paligjshme që lidhen me veprën penale të përmendur".
0 komentet