Daçiq: Të gjithë ata që kontribuan në ndalimin e pesë sërbëve në K&M do të ndiqen penalisht në përputhje me ligjet e Sërbisë

Ivica Dačić
Burim: Instagram

Zv. kryeministri i Sërbisë dhe ministri i punëve të jashtme Ivica Daçiq është shprehur se të gjithë personat që kontribuan me veprimet e tyre në ndalimin e pesë sërbëve-drejtues të institucioneve shëndetësore e arsimore të Sërbisë në pjesën qëndrore të Kosovës, do të ndiqen penalisht dhe sanksionohen në përputhje me ligjet e Republikës së Sërbisë.

"Për rastin e ndalimit të paligjshëm dhe të pabazuar të pesë sërbëve, drejtorë të institucioneve shëndetësore e arsimore të Sërbisë nga pjesa qëndrore e Kosovës e Metohisë prej Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes në Prishtinë, Ministria e Punëve të Brendshme të Sërbisë, informon se të gjithë personat që me veprimet e tyre kontribuan në këtë ndalim, do të ndiqen penalisht dhe sanksionohen në përputhje me ligjet e Republikës së Sërbisë", tha Daçiq njoftoi MPB të Sërbisë.

Daçiq tha se Ministria e Punëve të Brendshme të Sërbisë është e vendosur në qëllimet e veta që të gjithë përgjegjësit, sikurse tha, e këtij akti antisërb-të trajtohen rreptësisht në përputhje me ligjet e Sërbisë.

Policia Kosovare më herët sot në Graçanicë ndaloi pesë persona të kombësisë sërbe me dyshimin se kanë kryer veprën penale të "shkeljes së lirisë së zgjedhësve", pas pretendimeve të ministrit për komunitete dhe kthim në mandatin teknik të Nenad Rashiq.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit të Policisë Kosovare, njofton publikun se, duke vepruar në bazë të detyrës zyrtare dhe pas raportimeve në media lidhur me deklaratat e ministrit Nenad Rashiq në lidhje me kërcënimet ndaj votuesve në komunën e Graçanicës, menjëherë u morën veprimet e nevojshme hetimore. Me vendim të Prokurorit të Shtetit, u ndaluan pesë persona, shtetas të Republikës së Kosovës, me kombësi sërbe, pasi dyshohen se kanë kryer veprën penale të ‘shkeljes së lirisë së zgjedhësve’, nga neni 210 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë në Fejsbuk.