Simiq: Tendenca për ndryshimin e strukturës etnike të votuesve në komunat serbe në jug të Ibrit
Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, ka theksuar se kjo parti është e shqetësuar për tendencat që në komunat me shumicë serbe, veçanërisht në jug të Ibrit, në listën zgjedhore të regjistrohen votues nga komuna me shumicë shqiptare, me qëllim që të ndryshohet struktura etnike e votuesve dhe e këshilltarëve në kuvendet e atyre vetëqeverisjeve lokale.
Simiq, në një konferencë për media të Listës Serbe, ku u prezantuan kandidatët e kësaj partie për kryetarë të komunave me shumicë serbe, me rastin e formimit të Aleancës Shqiptare të udhëhequr nga nënkryetari aktual i komunës së Graçanicës, Leutrim Ajeti, si produkt i bashkëpunimit të katër partive më të mëdha shqiptare në Kosovë, Vetëvendosjes, PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, dhe pjesëmarrjes së kësaj aleance në zgjedhjet për kryetar komune dhe këshilltarë në Graçanicë, ka theksuar se për këtë çështje shqetësuese mbetet heshtja e bashkësisë ndërkombëtare.
“Listës Serbe i ishte vënë në dukje se nuk kishte mjaftueshëm pluralizëm politik dhe gjëra të ngjashme. Për fat të keq, komente të tilla nuk i dëgjojmë nga përfaqësuesit ndërkombëtarë sot, kur ata që nuk arrijnë të formojnë kuvendin në Prishtinë, bashkohen për të luftuar për postin e kryetarit tose këshilltarit në një komunë me shumicë serbe siç është Graçanica”, tha Simiq.
Siç shtoi ai, kjo është ajo që e shqetëson Listën Serbe dhe se do të flasë për këtë në më shumë detaje gjatë fushatës.
"Ne e shohim tendencën e autoriteteve qendrore në Prishtina për të regjistruar votuesit nga komunat me shumicë shqiptare në komunat me shumicë serbe, kryesisht në jug të Ibrit, me qëllim ndryshimin e strukturës etnike të votuesve dhe ndoshta strukturën etnike të këshilltarëve në ato vetëqeverisje lokale", përfundoi Simiq.
0 komentet