Niçiq: Shpresoj në reagimin e institucioneve ndërkombëtare, im at prej një viti qëndron në izolim i pafajshëm
Bojan Niçiq nga Pasjana afër Gjilanit është shprehur për Kosovo onlajn se prej institucioneve ndërkombëtare në Kosovë pret reagim, por dhe drejtësi për të atin e tij Dragan Niçiq(67) i cili prej një viti ndodhet në paraburgim me akuzën se në vitin 1999 ka kryer krime lufte ndaj popullsisë civile.
“U jam drejtuar të gjithëve për të cilët kam menduar që të mund t’a ndihmojnë: prej institucioneve sërbe e kosovare, organizmave ndërkombëtarë, Kfor, KB, ambasadave amerikane, britanike e zviceriane, Unicef, përfaqësuesve të misioneve ndërkombëtare… Deri më tani nuk kam marrë asnjë përgjigje konkrete. Dhe vazhdoj të shpresoj që të paktën një institucion ndërkombëtar të reagojë dhe kuptojë se këtu është fjala për njerëz të pafajshëm që për një vit e nëntë ditë ndodhen në paraburgim pa prova, pa argumente, pa asgjë”, thotë Niçiq.
Në aksionin e njësisë speciale të PK, më 3 gusht të vitit të kaluar në Pasjan u arrestuan Dragan Niçiq, Sllobodan Jevriq, Dragan Cvetkoviq dhe Millosh Shoshiq, ndërsa në fshatin Bosce afër Kamenicës së Kosovës u arrestua Nenad Stojanoviq.
Të gjithë në mes të janarit deklaruan se nuk ishin fajtorë dhe njëri prej tyre ndërkohë u lirua.
I biri i Draganit, Bojan Niçiq në emër të familjes dje u përcolli letër të hapur gjithë institucioneve ndërkombëtare në Kosovë duke pritur që t’a ndihmojnë që të “korrigjohet padrejtësia” dhe të mos ndalet derisa të “padrejtësia të korrigjohet”.
"Për tim at mund të them se nuk di të prekë as pistoletë e as pushkë, pale më të bëjë ndonjë të keqe. Kjo është diçka e pamundur, e pabesueshme. E njoh tim at”, thotë Niçiq emocionalisht.
Zbulon se i ati Dragan Niçiq prej një viti ndodhet në izolim është i dobët fizikisht, por që "mbahet mendërisht për shkak të familjes".
"Ai ndodhet në izolim prej një viti, pa pasur nevojë të izolohet nga njerëzit e tjerë. Fizikisht është i dobët, por mendërisht po mbahet. Përpiqet më shumë për ne. Na jep forcë ndonëse e shikojmë që ai ka gjithnjë e më pak forcë. Më e vështira për ne është padrejtësia dhe fakti që u nda nga familja pa asnjë provë. Asgjë nuk egziston dhe vështirë t’a përballojmë", thekson Niçiq. Ky i fundit shton se askush nga familja e tyre nuk ka pasur kurrë probleme me ligjin, e veçanërisht jo me qëndrimin në burg, për të cilën është për mbarë familjen shok çka Draganin mund t’a shikojë dy herë në muaj dhe vetëm me miratimin e gjykatës.
"Vazhdimisht përjetojmë kërkime, kontrolle. Dikur na lejonin të sillnim disa ushqime që nuk i kanë aty, ndonjëherë jo... Hera e parë që hasim kushte të tilla sepse kurrë më parë nuk kemi patur situatën që të vizitojmë ndokënd në burg. Por ja, sikurse thonë ka për të gjithë një herë të parë", thotë Niçiq me hidhërim.
Çdo vizitë, thekson ai, është në kushte të kontrolluara.
"Kur shihemi, e gjithë kjo është përmes xhamit, pa prekje. Për ne përherë ka ndonjë roje”, përshkruan Niçiq.
Shton se babai i tij përgjatë gjithë jetës është përpjekur t'i siguronte familjes së vet jetë të mirë përmes punës së ndershme.
Bën të ditur se prej 1985 deri më 1991 Dragan Niçiq punonte si mësues dhe se nxënësit e tij kryesisht kanë qenë minorenë të kombësisë shqiptare. E gjithë kjo deri në vitin 1999 ku ishte portier në “Žitoprometu“.
“Pas kësaj katër vite ishte i papunë. Punonte privatisht vetëm e vetëm që të ushqente familjen, neve: mua, vëllain dhe motrën. Pastaj në vitin 2003 sërish u kthye në zanatin e tij, në arsim, e prej andej në vitin 2023, doli në pension” sqaron Niçiq.
0 komentet