Sllagjan Trajkoviqit i’u dhanë barnat në paraburgim pas 20 ditësh, ka tre ndërhyrje kirurgjikale

Suzana Trajković
Burim: Prt. Scr.

Sllagjan Trajkoviq, ish polici kosovar i arrestuar, vetëm dje pas 20 ditësh, i’u dorrëzuan barnat të cilat duhet t’i pinte rregullisht e ndërkohë në mungesë të tyre, ndaj tij janë kryer tre ndërhyrje kirurgjikale brenda dy javësh, ka thënë bashkëshortja e tij Suzana Trajkoviq.

Prej 15 dhjetorit kur dhe u arrestua me akuzën e krimeve të luftës, bashkëshortja e tij një ditë më parrë arriti të shikojë për herë të dytë në qendrën e vuajtjes së dënimit në Podujevë. 

“Mëngjesin e djeshëm i dhamë tabletat e nevojshme për shëndetin e tij. Ndonëse pse i dërguam barnat që duhej t’i pinte fill pas arrestimit, ato i’u refuzuan, përveç njërës, kështu që Sllagjani nuk kishte trajtim të menjëhershëm mjekësor.

Rjedhimisht atij i është infektuar indi dhjamor i kokës dhe për këtë shkak, ndaj tij u kryen ndërhyrje kirurgjikale 15 ditë më parë ndërkohë që nuk e di se në çfarë kushtesh ka qenë. Prej plagës i është hequr një sasi e madhe qelbi, por kjo duket qartë se ndërhyrja nuk ka qenë e mirë kështu që shpejt plaga i’u infektua sërish duke shkaktuar një ndërhyrje të dytë kirurgjikale e pas kësaj edhe një tjetër” ka rrëfyer për Kurir, Suzana Trajkoviq.

Ajo ka thënë se gjithë familja ndodhet në vështirësi pasi Vitin e Ri dhe Krishtlindjen do ta kalojnë pa Sllagjanin. 

“Gjithçka që po ndodh është sepse jemi sërbë dhe për ne këtu nuk ka drejtësi. Ja në shekullin e XXI njeriut i mohohet e drejta për t’u kuruar. Vetëm të kalojë gjithçka” është shprehur Suzana Trajkoviq.

Sllagjan Trajkoviq në fillim të nëntorit së bashku me kolegët, braktisën policinë e Kosovës e ndërkohë që më 15 dhjetor në Mëhallën Boshnjake në veri të Mitrovicës, u arrestua pasi „dyshohet për pjesmarrje në krime lufte“.