Sobotka: Kosova të zbatojë marrëveshjet, kjo vlen veçanërisht për BKS

Gljauk Konjufca i Volfgang Sobotka
Burim: Ekonomija onlajn

Presidenti i parlamentit austriak Volfgang Sobotka është shprehur sot se dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës nuk ka alternativë dhe se Kosova duhet të angazhohet për zbatimin e marrëveshjeve, veçanërisht në lidhje me formësimin e Bashkësisë së Komunave Sërbe.

Sobotka, në një bisedë me kolegun e tij kosovar Glauk Konjufca, është njoftuar për progresin në dialog dhe ka theksuar se dialogu nuk ka një “alternativë realiste”, dhe se është e rëndësishme të mbetemi konstruktiv në këto bisedime.

"Si pasojë e kësaj, duhet përshëndetur që Kosova dhe Sërbia pranuan propozimin për normalizimin e marrëdhënieve, i cili u bë pjesë e perspektivës së anëtarësimit europian. Kosova tani duhet të ofrojë përpjekje të përkushtuara për të arritur progres në implementim. Kjo veçanërisht ka lidhje me themelimin e Bashkësisë me shumicë sërbe” ka thënë ai.

Në njoftimin e Parlamentit austriak thuhet se Sobotka sot në Prishtinë ka biseduar me kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufca, si dhe me kryeministrin Albin Kurti rreth marrëdhënieve bilaterale, si dhe dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës.

Sobotka nënvizon se afrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Europian, është një çështje mjaft e rëndësishme.

"Duke patur parasysh ndryshimet në situatën gjeopolitike, sot është më e rëndësishme se kurrë që Ballkani Perëndimor të bëhet lidhje e qëndrueshme për BE”,sqaron Sobotka.

Austria, ka thënë ai, si pasojë e kësaj mbështet qasjen e perspektivës së Kosovës, duke shtuar se e rëndësishme është që në këtë rrugë të zbatohen vazhdimisht reforma ku të tregohen rezultate të dukshme.

Sobotka vlerëson marrëdhëniet e mira mes Austrisë dhe Kosovës dhe kujton se Austria është investitori i katërt i huaj në Kosovë.

Ai theksoi se Kosova është një nga pikat gravitacionale të Austrisë sa i përket bashkëpunimit në zhvillim, duke shtuar se vendi mbështet 11 projekte me fokus zhvillimin ekonomik të zonave rurale dhe arsimin e lartë.

Sobotka kujtoi se Austria momentalisht është pjesmarrëse me 283 ushtarë në misionin e KFOR duke e bërë atë kontingjentin më të madh nga vendet që nuk janë anëtare të NATO.

Pas vizitës në Kosovë, Sobotka po udhëton për një vizitë zyrtare në Mal të Zi ku nesër do të takohet me kryetaren e Kuvendit të Malit të Zi Daniela Gjuroviq.

Të mërkurën do të vizitojë Sërbinë, ku krahas bisedimeve me kryetarin e parlamentit Vlladimir Orlliq, është planifikuar takim edhe me presidentin e Sërbisë, Aleksandar Vuçiq.