Spahiu: Fitorja e Trampit pritej, për Kosovën njësoj është si demokratët apo republikanët në pushtet
Analisti politik Nexhmedin Spahiu vlerëson për Kosovo onlajn se ishte e pritshme që Donald Tramp do të fitonte në zgjedhjet në SHBA por që për Kosovën është njësoj si të jenë në pushtet demokratët ashtu dhe republikanët.
Spahiu beson se propaganda dhe mediat kanë qenë në krahun e Kamala Haris dhe për këtë zgjedhjet paraqiteshin sikur “beteja ishte e barabartë” por që Donald Tramp fitoi.
Për Kosovës sikurse theksoi, nuk ka rëndësi se kush është fituesi.
“Për Kosovën si demokratët dhe republikanët janë njësoj. Për Kosovën të rëndësishme janë 10 qershori i vitit 1999 në kohën e demokratit Klinton dhe 10 qershori i 2007 në kohën e republikanit Xhorxh Bush kështu që këto janë dy data të rëndësishme që kanë ofruar një demokrat dhe një republikan” ka thënë Spahiu.
Ky i fundit kujtoi dhe marrëveshjen e Uashingtonit që u nënshkrua në kohën e mandatit të Donald Tramp në Shtëpinë e Bardhë dhe sikurse thekson, solli rezultate në Kosovë.
“Marrëveshja që u nënshkrua në zyrën e presidentit Tramp mes Vuçiqit dhe ish kryeministrit Avdulla Hoti, solli rezultate për Kosovën dhe mund të priten se më në fund marrëveshja e arritur në Bruksel mes presidentit Vuçiq dhe kryeministrit Kurti, të arrihet” ka thënë Spahiu.
komentet