Delegacioni i serbëve në Amerikë ishte ndër të parët që e uroi Trumpin për fitoren e tij në zgjedhje

Srbi u Americi
Burim: Serbiantimes.info

Serbët ishin ndër të parët që e uruan Donald Trumpin për fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale në SHBA dhe rikthimin triumfues në Shtëpinë e Bardhë, shkruan Serbian Times.

Një delegacion i biznesmenëve amerikanë me origjinë serbe, i kryesuar nga ish-guvernatori i Illinois, Rod Bllagojeviq, është takuar mbrëmë me ftesa speciale në selinë zgjedhore të Donald Trump në West Palm Beach, ku kanë pritur rezultatet e zgjedhjeve me personalitete të tjera, dhe në fund e festoi fitoren në rrethin më të ngushtë të bashkëpunëtorëve të Trumpit.

Më parë biznesmenë serbë kanë pasur takime të rëndësishme me senatorë dhe kongresmenë amerikanë nga radhët e Partisë Republikane, dhe dy prej tyre, Ranko Ristiq dhe Fillip Millivojeviq, patën rastin më herët në mbrëmje t'i dhurojnë Robert Kenedit, një prej bashkëpunëtorëve më të afërt të Trump, një monografi përkujtimore mbi 140 vjet marrëdhënie diplomatike midis Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Robert Kennedy Jr., nipi i ish-presidentit amerikan John F. Kennedy dhe djali i senatorit Robert Kennedy, të cilët të dy u vranë në vitet 1960, është në krye të projektit Make America Healthy Again, dhe në kabinetin e ri të Trumpit, ai do të jetë përgjegjës për mjekësinë, kujdesin shëndetësor dhe ushqimin.

Sipas opinionit të përgjithshëm, performancat e tij i dhanë një cilësi të re fushatës zgjedhore dhe programit të Donald Trump në përpjekjen e tij për t'u bërë presidenti i 47-të i Amerikës.

Përveç Bobby Kennedyt, biznesmenët tanë janë takuar me shumë figura të tjera të respektuara nga radhët e Partisë Republikane.