Spahiu: Rusia po përdor precedentin e Kosovës për interesat e saja në Ukrainë
Profesori universitar Nexhmedin Spahiu vlerësoi se Rusia e përdor precedentin e Kosovës për interesat e veta të drejtpërdrejta dhe se ngjashmëria kryesore mes Kosovës dhe Ukrainës është se ata janë në "anën perëndimore" - satelitë të sferës perëndimore.
“Sigurisht që përdorin precedentin e Kosovës. Rusia qëndroi pranë Serbisë gjatë gjithë kohës, por kur ishte fjala për interesat e saj direkte, ajo mundi të tregojë se po i shiste interesat e Serbisë për interesat e saja. Kur kanë nevojë, bëjnë paralele mes Krimesë dhe Kosovës”, tha Spahiu për Kosovo online.
Duke komentuar deklaratën e fundit të kryeministrit shqiptar Edi Rama se është e gabuar të bëhen paralele artificiale mes Ukrainës dhe Kosovës, Spahiu thotë se ka dallime më thelbësore mes këtyre dy rasteve.
“Para së gjithash, ndryshimi është se Ukraina është një anëtare e OKB-së, e cila njihet nga Rusia, por që po përballet me agresion. Kosova është njohur nga 117 vende, por nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara. Ky është një ndryshim i madh. Një ndryshim tjetër është se ka pjesë të Ukrainës që mund të mos duan të jenë me Ukrainën, por kundër të cilave nuk u kryen as tentativë për gjenocid dhe as krime nga autoritetet Ukrainase. Në Kosovë, deri te ndërhyrja e NATO-s ndodhi për shkak se një milion njerëz u dëbuan dhe për shkak se më shumë se 10.000 njerëz u vranë. Është një ndryshim i madh”, thotë Spahiu.
Ngjashmëria mes Ukrainës dhe Kosovës qëndron në mohimin e sovranitetit.
“Ngjashmëria është se mohohet sovraniteti, në këtë rast sovraniteti i Serbisë nga Kosova. Është plotësisht e mohuar, sidomos në pjesën ku jetojnë kryesisht serbë. Dhe nga ana tjetër Rusia mohon sovranitetin e Ukrainës në disa pjesë të saj”, thekson Spahiu.
Ai thotë se paralelja kryesore mes Kosovës dhe Ukrainës është se “ato janë në anën perëndimore.
“Paraleli është se edhe Ukraina edhe Kosova janë në “anën perëndimore”, satelitë të sferës perëndimore. Është një fakt i rëndësishëm”, përfundon Spahiu.
komentet