Spahiu: Vendim i dëmshëm i KQZ në lidhje me Listën Sërbe, Vetvendosja po luan para zgjedhjeve

Spahiu
Burim: Kosovo Online

Profesori universitar Nexhmedin Spahiu beson se vendimi që KQZ mori për të mos t’i dhënë të drejtën Listës Sërbe për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit është gabim i madh dhe lojë e Lëvizjes Vetvendosja para zgjedhjeve.

“Është gabim i madh pasi Lista Sërbe duhet të jetë rregjistruar pasi ajo është partia më e madhe dhe më e fortë tek komuniteti sërb në Kosovë. Mendoj se kjo është lojë e Vetvendosjes para zgjedhjeve për të treguar se ata janë patriotë më të mëdhenj se të tjerët, por shpresoj se organet e tjera këtë procedurë pas ankimimit, t’a rregullojnë. Është e dëmshme për komunitetin sërb në Kosovë por dhe për shoqërinë kosovare në tërësi” beson Spahiu.

Ky i fundit sikurse thekson, përmes mediave mësohet se arsyeja për mosçertifikimin, ishte deklarata e liderit të Listës Sërbe Zllatan Ellek, çka beson se është e çuditshme.

“Sidoqë të kenë qenë këto deklarata, ndërkohë që ne kemi deklarata të përfaqësuesve të partive shqiptare të cilat janë krejtësisht të papërshtatshme për shtetin kosovar sikurse ajo e ministrit Aliu që tha se Kosova është shtet i përkohshëm. Më keq se kaq, Elleku nuk mund të fliste. Aliu vijon të jetë ministër, ndërsa nga ana tjetër ndalimi i Listës Sërbe për shkak të ndonjë deklarate të Zllatan Ellekut është krejtësisht e pavend dhe e papranueshme” ka thënë ai.

Lista Sërbe pas zgjedhjes së Zllatan Elekut për kryetar, u bë kualitative si parti politike, thekson Spahiu.

“Ellek është më i mençuri se të gjithë liderët e tjerë politikë të Kosovës përfshirë dhe Albin Kurtin dhe liderët e fundit të partive politike. Ky gabim i madh duhet të rregullohet dhe të zgjidhet” ka thënë bashkëbiseduesi.

Në lidhje me këtë ai vlerësoi se egzistojnë mekanizma që ky vendim të rregullohet dhe ata duhet t’a shfrytëzojnë, përndryshe ky do të ishte dëm që Lista Sërbe mos të marrë pjesë në zgjedhje.