Spanja nuk ndryshon qëndrim për Kosovën, apelon se zgjidhja vjen përmes dialogut

Španija-Kosovo
Burim: Gazeta Express

Spanja nuk ndryshon qëndrim në lidhje me mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës, e thekson se është koha që të bëhen përpjekjet e fundit për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes Kosovës e Sërbisë, shkruan Radio Europa e Lirë.

Pyetjes dërguar Ministrisë së Jashtme të Spanjës nëse Madridi ka ndryshuar qëndrim rreth Kosovës pasi Prishtina dhe Beogradi të bien dakord për propozimin europian për normalizimin e marrëdhënieve, kjo ministri tha se “çështja e territorit të Kosovës” duhet të zgjidhet përmes dialogut mes Kosovës e Sërbisë me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian.

Është koha për të bërë përpjekjet e fundit për zgjidhjen e çështjes së Kosovës“ ka thënë për Radion Europa e Lirë Elena Alarila Kortezon, këshilltare për komunikim në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Spanjës. 

Spanja si dhe katër vende të BE (Qipro, Sllovaki, Rumani dhe Greqi) vazhdojnë të mos t’a njohin pavarësinë të cilën Kosova e shpalli në vitin 2008. 

Madridi zyrtar ka thënë se ka shumë punë deri në arritjen e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Sërbisë. 

“Rezultati i takimit të 27 shkurtit, ishte hap para, por ka akoma punë në kuptimin e arritjes së marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve në kuadër të projektit të BE, i cili në shkurt u përshëndet edhe nga Këshilli i Europës. Edhe pse është pozitive që Prishtina dhe Beogradi ranë dakord për tekstin e propozimit pa asnjë ndryshim, nuk do të ketë marrëveshje të qëndrueshme pa një plan të qartë sesi do të zbatohet“ thuhet në përgjigjen e kthyer për REL.