Vuçeviq: Falenderime Rumanisë për respektimin e integritetit territorial të Sërbisë

Miloš Vučević
Burim: instagram

Ministri i mbrojtjes së Sërbisë Millosh Vuçeviq është takuar sot në Beograd me ambasadoren e Rumanisë në Sërbi Silvi Davidou ku me këtë rast ka thënë se Beogradi çmon jashtëzakonisht Bukureshtin sepse ndonëse nën presion të madh, ka mbajtur një qëndrim të palëkundur rreth respektimit të integritetit territorial të Sërbisë.

Gjithashtu Vuçeviq përmes llogarisë së tij në Instagram, ka falenderuar lidershipin e Rumanisë për mbështetjen solide që i jep Sërbisë për të realizuar anëtarësimin me të drejta të plota në BE.

Vuçeviq ka thënë se bashkëpunimi rajonal është një prej prioriteteve të politikës së jashtme të Sërbisë dhe vlerësoi se bashkëpunimi mes dy vendeve është në nivel të lartë.

"Me Rumaninë po arrihet një bashkëpunim mjaft substancial përmes forumeve dhe iniciativave rajonale, veçanërisht në kuadër të procesit të bshkëpunimit të ministrave të mbrojtjes në Evropën Juglindore” ka thënë Vuçeviq.

Ky i fundit ka theksuar se është rënë në dakordësi për nënshkrimin e planit të bashkëpunimit dypalësh ushtarak me Rumaninë për vitin 2023 i cili do të kontribuojë gjithashtu në forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fushën e sipërpërmendur.