Stano: Ambasadorët e vendeve anëtare të BE sot sërish rreth situatës në Kosovë
Zëdhënësi i BE Peter Stano ka thënë sot se takimi i djeshëm i diplomatëve të lartë të BE me emisarin europian për dialog Mirosllav Llajçak dhe të dërguarin special të SHBA për Ballkanin Perëndimor Gabriel Eskobar, është veçse një prej iniciativave të shumta diplomatike që po bëhen me rastin e situatës në Kosovë dhe se ambasadorët e vendeve anëtare të BE, sërish do të takohen gjatë pasdites së sotme për të diskutuar rreth kësaj, transmeton RTV.
"Shtetet anëtare të BE do të diskutojnë rreth situatës dhe shkëmbejnë informacione për zhvillimet në terren. Takimi i radhës do të zhvillohet pasditen e sotme. Ambasadorët e vendeve anëtare do të takohen për të diskutuar situatën. Këto janë procese politike që po ndodhin aktualisht, po diskutohet se çfarë ka ndodhur saktësisht dhe çfarë kursi do të ndërmarrin vendet anëtare”, tha Stano në konferencën për shtyp.
Ai shtoi se BE nuk dëshiron të dalë me vlerësime dhe dënime derisa të përfundojë hetimi zyrtar dhe të mblidhen faktet.
"Me sa kuptojmë, hetimi është duke u zhvilluar. Nuk ka përfunduar dhe është duke u zbatuar plotësisht nga Policia Kosovare. EULEKS dhe KFOR ofrojnë ndihmë sipas kërkesës. Na duhet të shikojmë se kush e organizoi dhe kush e ndërmorri këtë sulm terrorist. Dhe përgjegjësit duhet të sillen para autoriteteve të drejtësisë. BE ka qenë mjaft e qartë," vuri në dukje Stano.
Ky i fundit ka thënë se misioni i Euleksit operon në terrenin e Kosovës si faktor tjetër sigurie, në përputhje me mandatin e vet dhe mund të reagojë vetëm nëse Policia Kosovare e kërkon këtë prej saj.
"Euleks në përputhje me mandatin e vet, bën çështë e mundur sesi t‘i ofrojë mbështetje policisë kosovare nëse ajo e kërkon. Dhe mund të konfirmoj se bashkëpunimi ka qenë shumë i mirë deri më tani. Euleks është duke kryer detyrat të cilët nga ky mision kërkohen nga Policia Kosovare dhe do të vazhdjë t’a bëjë këtë” tha Stano.
Ky i fundit shtoi se shefi i misionit të Euleks në Kosovë, gjeneralmajor i karabinierëve, Xhovani Pjetro Barbano është në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësuesin e lartë të BE për politikë të jashtme dhe siguri, Zhozef Borelli dhe e informon atë për të rejat nga terreni.
Stano ka theksuar se Borelli dhe Llajçak po udhëheqin dialogun në bazë të mandatit të 27 vendeve anëtare të Unionit dhe me kërkesë të Beogradit dhe Prishtinës.
“BE, si ndërmjetësuese në dialog, mundet vetëm t'i ndihmojë palët për shkuar drejt marrëveshjes, por është e nevojshme gatishmëria, guximi dhe dëshira për të dhënë kompromise dhe zgjidhje konstruktive” theksoi Stano.
Ky i fundit kujtoi se të gjitha vendet anëtare të BE në deklaratën e fundit shprehën mbështetjen e tyre të plotë për Borellin dhe Llajçakun si ndërmjetësues në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës.
Ai shtoi se BE është në kontakt të vazhdueshëm me të gjithë pjesëmarrësit në dialog dhe se komunikon me ta përmes kanaleve të duhura, jo përmes mediave.
“Më e rëndësishme në këtë moment, kur bëhet fjalë për sulmet terroriste, është të kryhet hetim i plotë dhe të përcaktohet se kush mban përgjegjësi“ përmbylli Stano.
komentet