Vuçiq: Kërkova prej Kfor të merret me të gjitha çështjet e sigurisë në veri të Kosovës

Vučić sa ambasadorima Kvinte
Burim: Instagram/buducnostsrbijeav

Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq deklaroi sot se në një prej momenteve më të vështira për Sërbinë, ka pasur bisedë të rëndësishme me përfaqësues të Pesëshes dhe ka kërkuar prej Kfor të merret me të gjitha çështjet e sigurisë në veri të Kosovës.

"Kam përsëritur qëndrimet e Sërbisë rreth ngjarjeve të fundit në Kosovë e Metohi dhe kam kërkuar që Kfor të merret me të gjitha shqetësimet e çështjes së sigurisë në veri të Kosovës, në vend të policisë së Kurtit. Gjithashtu kam shtruar pyetjen dhe se përse Euleks u refuzua nga ana e policisë kosovare për të marrë pjesë në operacion që u ndërmorr në territorin e veriut të Kosovës” ka thënë Vuçiq në profilin e Instagramit "budućnostsrbijeav".

Vuçiq sot është takuar me ambasadorët e vendeve të Pesëshes, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe, Francës, Italisë dhe Gjermanisë, si dhe me shefin e delegacionit të Bashkimit Europian në Sërbi.