Stano: Fokusi i raundit të nesërm të dialogut deeskalimi në veri dhe zbatimi i marrëveshjes
Burim: Kosovo Online
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka konfirmuar se nesër në Bruksel, i dërguari special i BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, do të jetë nikoqir i raundit të ardhshëm të dialogut ndërmjet Serbisë dhe Kosovës në nivel teknik.
Ai po ashtu ka theksuar se fokusi i takimit do të jetë zbatimi i plotë i Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit nga 27 shkurti dhe hapat e ardhshëm për deeskalimin në veri të Kosovës.
“Miroslav Lajçak do të presë krerët e ekipeve negociuese si pjesë e dialogut të sponsorizuar nga BE. Fokusi do të jetë zbatimi i plotë i Marrëveshjes nga 27 shkurti dhe hapat drejt deeskalimit të situatës në veri të Kosovës”, ka shkruar Stano në Tviter.
Një delegacion nga Beogradi i udhëhequr nga drejtori i Zyrës për Kosovë dhe Metohi, Petar Petkoviq, ka arritur sot në Bruksel.
0 komentet