Staroviq: Arsyetim i shëndoshë dikton politikë të rrugës së mesme

Nemanja Starović
Burim: Print Screen

Nuk ka prosperitet të bazuar në poshtërimin kombëtar, këtë na e ka mësuar historia, por nuk ka kuptim krenaria kombëtare nëse vendi ynë izolohet dhe shkatërrohet ekonomikisht, deklaron sekretari i shtetit në Ministrinë e Mbrojtjes së Sërbisë, Nemanja Staroviq.

“Arsyetim i shëndoshë dikton politikë të rrugës së mesme që shmang humënerat si majtas apo djathtas. Na duhet të luftojmë për bashkatdhetarët tanë në Kosovë e Metohi, por edhe për interesa jetike shtetërore e kombëtare. Ndër to, e para është ruajtja e integritetit territorial, por duhet të ruajmë edhe të gjitha potencialet tona zhvilluese“, ka nënvizuar ai në një postim në Instagram.

Sërbia sot, nënvizon Staroviq, është më e fortë sesa dhjetë vite të shkuara në çdo plan, nga ai ekonomik në atë ushtarak.

“Vendimet politike që ndërmarrim sot, do të vlerësohen nëse do të mund të themi të njëjtën gjë pas dhjetë viteve të ardhshme“, thekson Staroviq.