Staroviq: Ardhja e zyrtarit të lartë të SHBA në Sërbi, mundësi për intensifikimin dhe avancimin e marrëdhënieve mes dy vendeve
Nesër në Beograd mbërrijnë tre zyrtarë të SHBA, Derek Sholle, Gabriel Eskobar dhe Spenser Bojer çka do të jetë mundësi për vijueshmërinë dhe intensifikimin e avancimit të marrëdhënieve mes dy vendeve, ka thënë sot sekretari i shtetit në Ministrinë e Mbrojtjes Nemanja Staroviq i cili shton se tema kryesore do të jetë situata politike dhe e sigurisë në Kosovë, transmeton RTV.
"Në Beograd nesër mbërrin i dërguari special i SHBA, Eskobar dhe Derek Sholle, një figurë mjaft e rëndësishme, mbi të gjitha, një prej njerëzve në establishmentin e politikës së jashtme amerikane, i emëruar direkt nga presidenti amerikan Xhozef Bajden, njeri mjaft i afërt me sekretarin amerikan të shtetit Entoni Blinken. Të gjithë do të vijnë së bashku, si dhe Spenser Bojer, i dërguari special i Pentagonit që merret me çështjet e Ballkanit Perëndimor", ka thënë Staroviq për Tanjug.
Ky i fundit këtë e ka thënë duke i’u përgjigjur pyetjes sesi e shikon ai angazhimin e mjaftueshëm të Shtëpisë së Bardhë dhe ardhjen e këshilltarit të lartë të Departamentit të Shtetit Derek Sholle.
"Besojmë dhe dëshirojmë të besojmë se përveçse diferencave të mëdha që kemi në lidhje me statusin e Kosovës dhe Metohisë, mes Uashingtonit dhe Beogradit egziston diçka që na lidh dhe kjo është mos-eskalimi i situatës deri në përdorimin e armëve, besoj se në këtë drejtim mundemi të punojmë së bashku me SHBA", ka thënë Staroviq.
Ky i fundit vlerëson se vizita do të jetë mundësi e mirë për të vazhduar punën në intensifikimin dhe avancimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe shton se tema kryesore do të jetë patjetër situata politike dhe e sigurisë në Kosovë.
"Besoj se të paktën deri diku do të gjejmë gjuhën e përbashkët me partnerët nga Uashingtoni dhe në këtë drejtim, të punojmë bashkarisht me qëllim që të mos shkohet deri në përkeqësimin e situatës në Kosovë e Metohi", ka thënë Staroviq.
0 komentet