Staroviq: Egziston lodhje nga procesi i anëtarësimit të Sërbisë në BE, por shkalla e mbështetjes vijon të jetë e lartë
Në Ballkan dhe në Sërbi egziston lodhje prej anëtarësimit në BE dhe zhgënjimi është proçes që zgjat shumë gjatë, ka thënë ministri për integrimin europian të Sërbisë Nemanja Staroviq duke shtuar se shkalla e mbështetjes për anëtarësi në BE vijon të jetë e lartë dhe se kjo është hapësirë e natyrshme për zhvillimin e Sërbisë.
Lidhur me vizitën e fundit të komisioneres për zgjerim në BE Marta Kos, Staroviq për Njuzmaks Balkans tha se ishte i pranishëm në shumicën e takimeve dhe se ato kanë qenë përmbajtësore të orjentuara nga toni konstruktiv.
“Kam krijuar përshtypjen se Marta Kos dhe të gjithë anëtarët e ekipit të saj janë të përkushtuar në punën e përbashkët për anëtarësimin e Sërbisë në Unionin Europian, por që ka shumë punë para nesh” ka thënë ministri.
Ky i fundit kujtoi se Sërbia pret shumë shpejt dhe vizitën e kryetarit të Këshillit të Europës Antonio Koshta dhe përfaqësueses së lartë të BE për politikë të jashtme dhe siguri Kaja Kallas.
“E gjithë kjo shkon në faktin se egziston shkallë e lartë e vëmendjes ndaj Sërbisë në Bruksel, vullnet i mirë, dëshirë e mirë. Nëse egziston ndonjë hapësirë, duhet t’a shfrytëzojmë, që të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë, që kur më në fund të çelet porta e zgjerimit ne të jemi gati që të kalojmë në të” ka thënë Staroviq.
Ky i fundit tha dhe se kur flitet për proçesin e zgjerimit, egzistojnë një sërë kriteresh që ndodhen para vendeve që janë kandidate sepse rregullat ligjore të BE ndryshojnë e më pas dhe kriteret duhet të plotësohen.
Ai shtoi se Sërbia për të katërtin vit radhazi ka marrë rekomandim pozitiv nga Komisioni Europian por që Këshilli Europian nuk e ka miratuar.
Staroviq ka vënë në dukje se BE ka të dhëna në atë se si “merr frymë” opinioni publik i Sërbisë.
“Do të dëshmojmë fenomenin e lodhjes nga zgjerimi që përfshin një pjesë të mirë të BE para së gjithash flas për shtetet e vjetra anëtare në Europën Perëndimore e Qëndrore. Gjithashtu, egziston dhe lodhje nga anëtarësimi në BE në Ballkan dhe në shtetin tonë. Zhgënjimi është i pranishëm pasi proçesi po zgjat shumë” ka thënë ministri.
Ai shtoi se Sërbisë i premtuan anëtarësimin në BE në vitin 2004.
“Mendoj se shkalla e mbështetjes për anëtarësi në BE vijon të jetë e lartë, diku tek 40% e qytetarëve që e mbështesin. Rruga drejt BE është politikë konsistente e Sërbisë. Ajo është e pashmangshme dhe hapësirë e natyrshme për zhvillimin tonë” ka thënë Staroviq dhe shtoi se si anëtare, Sërbia duhet të pranojë politikën e BE por kur të jetë “gjashtë muaj deri në një vit larg nga anëtarësimi”.
0 komentet