Staroviq: Kthimi në punë i policëve kosovarë vendos modelin e pandëshkueshmërisë për fushatat ndaj sërbëve
Ministri për integrimin europian të Sërbisë në mandatin teknik Nemanja Staroviq vlerëson sot se kthimi në punë i dy policëve kosovarë të pezulluar për rrahje të Nenad Rashkoviqit, vendos modelin e pandëshkueshmërisë për drejtimin e fushatave ndaj popullit sërb që po e ndërmerr kryeministri i Kosovës Albin Kurti.
“Surprizuese, Surprizuese. Dy maskarenjtë e Policisë Kosovare që rrahën brutalisht Nenad Rashkoviqin janë kthyer në punë vetëm pas një muaji pezullim, kështu që ata të mund të vijojnë të keqtrajtojnë sërbët vendas në veri. Duke pasur parasysh që Azem Kurtaj i cili shtiu ndaj djaloshit 11 vjeçar sërb, ecën lirshëm pas vetëm dy muajsh paraburgim, kjo krijon model të qartë pandëshkueshmërie për udhëheqësit e fushatës së zjarrit dhe tërbimit të udhëhequr nga kryeministri i përkohshëm Kurti ndaj popullit sërb (i cili, sipas Kurtit dhe bashkëpunëtorëve të tij, as nuk duhet të quhet popull)", shkruan Staroviq në rrjetin social "X".
Dy policët të pezulluar pasi dyshoheshin për përfshirje në rastin e rrahjes së Nenad Rashkoviqit nga fshati Dren pranë Zubin Potokut, janë kthyer sot në punë në stacionin policor në Mitrovicën e Veriut, konfirmon për Kosovo Onlajn shefi i Njësisë për Planifikim dhe Vlerësim Operacional, Erduan Baliqi.
Sërbi Nenad Rashkoviq, nga fshati Dren, u plagos rëndë më 11 gusht, pasi sikurse tha, u rrah nga policë kosovarë.
Rashkoviq u shtrua në QKS “Mitrovica e Kosovës”, por për shkak të lëndimeve të rënda u transferua në Qendrën Klinike Spitalore të Sërbisë në Beograd për kurim.
Për akuzat e tij, Inspektoriati Policor i Kosovës nisi hetimet për abuzim me detyrën e më pas i rekomandoi Policisë Kosovare pezullimin e dy policëve të Drejtorisë së Policisë Rajonale në Mitrovicën e Veriut pasi dyshoheshin për veprën penale të “abuzimit për rastin e ushtrimit të detyrës apo kompetenca publike”.
0 komentet