Petkoviq: Policët që rrahën Rashkoviqin u kthyen në punë që të vazhdojnë torturat ndaj sërbëve në veri të K&M

Petar Petković
Burim: Kosovo Online

Drejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi Petar Petkoviq deklaron se dy policët kosovarë që më parë u pezulluan për rastin e rrahjes së Nenad Rashkoviqit janë kthyer në punë për të vijuar torturat ndaj sërbëve dhe se praktikisht janë dekoruar për atë çka bërën.

“Policët e Kurtit që rrahën si bisha Nenad Rashkoviqin nga fshati Dren të cilin e lidhën pas peme dhe e keqtrajtuan, i thyen dy brinjë dhe mjaft hematoma, u kthyen në punë pas një muaji ku sikurse shikohet do të vijojnë torturat ndaj popullit sërb në veri të Kosovës e Metohisë” shkruan Petkoviq në rrjetin social “X“.

Ai kujtoi se fillimisht tentuan të fshehnin abuzimin me Rashkoviqin dhe kur dolën në publik pamjet dhe provat e pakundërshtueshme, u pezulluan.

“Megjithatë, nuk mashtruan askënd dhe kjo u tregua sot. Pezullimi i tyre i supozuar shërbeu vetëm për të errësuar sytë e publikut dhe për të qenë mbulesa e Kurtit dhe Sveçlës para bashkësisë ndërkombëtare për një lloj ‘sundimi të ligjit e të drejtës’ në Kosovë e Metohi, kur në fakt politika e vetme e Albin Kurtit është pandëshkueshmëria për terrorin ndaj sërbëve. Ndaj këta policë torturues të Kurtit duket se sot u dekoruan”, tha Petkoviq.

Ky i fundit vuri në dukje se sipas të njëjtit skenar, askush nuk mbajti përgjegjësi për të shtënat ndaj vëllezërve Stefan e Milosh Stojanoviq nga Gotovusha, për të shtënat pas shpine të Millan Jovanoviqit ndërsa po transportonte kontejnerë, për të shtënat ndaj Dragisha Galjak...

“A do të thonë tani pjestarët e bashkësisë ndërkombëtare se po ‘ndjekin rastin’, ndërsa policët e dhunshëm të Kurtit shëtisin lirishëm, në vend që të paguajnë faturën dhe të mbajnë sanksione për mosveprimin e tyre?” pyeti Petkoviq.

Që dy policët kosovarë u kthyen në punë në stacionin policor në Mitrovicën e Veriut, këtë e konfirmoi për Kosovo Onlajn shefi i Njësisë për Planifikim dhe Vlerësim Operacional Erduan Baliqi, duke speguar se kishte skaduar afati i pezullimit të tyre që ishte vendosur më parë nga Inspektorati i Policisë së Kosovës.

Reagoi dhe Lista Sërbe duke kërkuar përgjigje për pyetjen se kush mori vendimin për kthimin në punë të dy policëve të pezulluar me dyshimin për përfshirje në abuzimin e Nenad Rashkoviqit nga Dreni, si dhe nëse kanë përfunduar hetimet apo jo dhe për përse janë kthyer në detyrë para përfundimit të tyre.

Sërbi Nenad Rashkoviq, nga fshati Dren, u plagos rëndë më 11 gusht, pasi sikurse tha, u rrah nga policë kosovarë.

Rashkoviq u shtrua në QKS “Mitrovica e Kosovës”, por për shkak të lëndimeve të rënda u transferua në Qendrën Klinike Spitalore të Sërbisë në Beograd për kurim.

Për akuzat e tij, Inspektoriati Policor i Kosovës nisi hetimet për abuzim me detyrën e më pas i rekomandoi Policisë Kosovare pezullimin e dy policëve të Drejtorisë së Policisë Rajonale në Mitrovicën e Veriut pasi dyshoheshin për veprën penale të “abuzimit për rastin e ushtrimit të detyrës apo kompetenca publike”.