Staroviq: Kurti me kërcënime të sajuara, justifikon represionin ndaj sërbëve, Popoviq menjëherë të lirohet
Burim: Kosovo Online
Ministri për Integrimin Europian, Nemanja Staroviq, reagoi ashpër ndaj asaj që e quajti tiradë të paturpshme të Albin Kurtit, me të cilën tenton të justifikojë keqtrajtimin e përditshëm të popullit sërb në Kosovë e Metohi.
“Tirada e paturpshme e kryeministrit të përkohshëm të *Kosovës, Albin Kurti, në të cilën përditë keqtrajton popullin sërb-mohimin e të drejtave themelore njerëzore, politike dhe ekonomike-tenton të justifikojë me një lloj kërcënimi të sajuar nga Sërbia qendrore dhe sipas klishesë së vendosur nga Rusia” deklaroi Staroviq në rrjetin social “X”.
Ai kërkoi lirimin urgjent të ndihmësdrejtorit të Zyrës për Kosovë e Metohi të cilit dje gjykata në Prishtinë i caktoi paraburgim 30 ditor pas së cilës u çua në njësinë e paraburgimit në Gjilan.
“Igor Popoviq duhet të lirohet menjëherë dhe pa kushte dhe masat e vonuara prej kohësh për de-eskalimin duhet të zbatohen urgjentisht me qëllim ripërtëritjen e paqes dhe stabilitetit”, tha Staroviq.
0 komentet