Staroviq: Kurti vazhdon të përshkallëzojë tensionet në veri të Kosovës me keqtrajtime të vazhdueshme të popullit lokal serb
Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Mbrojtjes, Nemanja Staroviq, pas arrestimit të djeshëm të një serbi në Mitrovicën e Veriut, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti vazhdimisht po i përshkallëzon tensionet në veri të Kosovës.
Duke komentuar foton e bërë gjatë arrestimit të djeshëm, ku forcat speciale të Kosovës të armatosur me arma të gjata po mbajnë me armë kalimtarët në rrugë, Staroviq në Twitter ka theksuar se ky është ngacmim i vazhdueshëm i popullit serb dhe ka pyetur nëse “kërcënimi” i pezullimi i takimeve të nivelit të lartë, që BE-ja ia drejtoi Kurtit, është një masë adekuate.
"Kryeministri i përkohshëm Kurti vazhdon të përshkallëzojë tensionet në veri të Kosovës me ngacmime të vazhdueshme të popullit vendas serb. Në shënjestër janë njerëzit e zakonshëm, siç shihet në këtë foto të djeshme. Ndërkohë BE-ja po kërcënon Kurtin me ndërprerjen e takimeve të nivelit të lartë. Kush nuk do të frikësohej nga “masa të tilla të forta ndëshkuese”?! Një përgjigje vërtet e denjë për faqen “A është e shqetësuar BE-ja””, ka shkruar Staroviq.
komentet