Staroviq: Largimi i Kurtit nga veriu demonstrim force dhe armiqësi ndaj sërbëve

Nemanja Starović
Burim: Kosovo Online

Sekretari i shtetit në Ministrinë e Mbrojtjes së Sërbisë Nemanja Staroviq ka thënë se largimi nga veriu i kryeministrit kosovar Albin Kurti-demonstrim force dhe armiqësor nda popullit sërb.

Staroviq në rrjetin social "X" ka thënë se fjala është rreth skenave që vështirë të mund të mendohen në çdo qytet europian.

"Imagjinoni të jetoni në qytet diku në Europë në të cilën udhëhiqet nga kryebashkiak që është zgjedhur nga 3% e njerëzve, që autoritetin t’a vendosë përmes ninxhave policore që nuk flasin gjuhën e banorëve vendas. Papritur vjen djaloshi që veten e quan kryeministër i rrethuar nga 100 ushtarë të armatosur deri në dhëmbë dhe njofton se nuk do të mund të merrni pagat tuaja, pensionet apo përfitimin e kujdesit për fëmijët, vetëm se ke kombësi të gabuar. Të gjitha rrugët janë të zbrazëta, njerëzit vetëm presin që ai të largohet, për t’u kthyer në copat e fundit të normalitetit...”, ka shkruar Staroviq.

Ky i fundit pyeti nëse skenë e tillë përshkruan diçka tjetër përveç-pushtimit.

“Ja, ky ishte realiteti i sotëm i popullatës vendore në veri të Kosovës, pasi kryeministri i përkohshëm Kurti vendosi për një demonstrim tjetër të forcës dhe armiqësisë ndaj popullit sërb që mbeti në krahinë”, theksoi Staroviq.