Staroviq: Me akuzën ndaj Vuçeviqit, Kurti dëshmoi mentalitetin klanor ekstremist shqiptar
Sekretari i shtetit në Ministrinë e Mbrojtjes Nemanja Staroviq, vlerëson se akuzat e sotme të Albin Kurtit se "sulmi në Banjskë u organizua nga klani i Novi Sadit në krye të të cilit është ministri i mbrojtjes së Sërbisë Millosh Vuçeviq" është budallallëk i pastër duke thënë se me këtë Kurti "manifeston mentalitetin klanor tipik ekstremist shqiptar në Kosovë”.
“A duhet të ndjehem i shmangur pasi Albin Kurti nuk më ka akuzuar se jam pjesë e 'klanit të Novi Sadit' ndërkohë që jam lindur e rritur në këtë vend?!” pyet ironikisht Staroviq në rrjetin social “X”.
Staroviq shton se akuzat ndaj Vuçeviqit janë "budallallëk i pastër".
“E thënë seriozisht, akuzat ndaj Millosh Vuçeviqit për organizimin e një lloj ‘klani’ ndërkohë që ishte kryebashkiak i Novi Sadit janë budallallëqe të pastra. Megjithatë, ato manifestojnë mentalitetin klanor tipik për ekstremistët shqiptarë në Kosovë. Është fakt i njohur se Kosovën pas vitit 1999 e mori „klani drenicas”, “klani dukagjinas” dhe bandat e tjera kriminale që rodhën prej UÇK-së terroriste, të cilat ende kontrollojnë jetën politike dhe ekonomike të atjeshme” tha Staroviq.
Ky i fundit vlerëson se akuza të tilla janë “vetëprojeksion i Albin Kurtit”.
“Duke pasur parasysh këtë, kur Kurti hedh të tilla akuza të egra ndaj zotit Vuçeviq, kjo është më shumë vetëprojeksion se çdo gjë tjetër” theksoi ai.
0 komentet